TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vit i brishtë për vreshtarët e Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vit i brishtë për vreshtarët e Kosovës

“Sot, sikur të ma jepnin nënshtetësinë e Zvicrës, do t’u thosha mbajeni, nuk më duhet, sepse unë i kam vreshtat e mia”.Kështu e përshkruan pasionin që ka për vreshtarinë Fatmir Pajzaiti nga Potoçani i Ulët i Rahovecit – pjesa perëndimore e Kosovës.

Mëngjesi i 7 korrikut e gjeti atë duke i shikuar dëmet që ia shkaktoi një shi i rrëmbyeshëm, që kishte rënë gjatë natës.

Fatmir Pajaziti derisa shikon dëmet e shkaktuara nga shiu.

Smederevkë, Hamburg dhe Zhametë janë tri llojet e rrushit që Fatmiri i kultivon.Por, moti i keq që dominoi muajt e pranverës dhe fillimverës ia ka shuar shpresat se sivjet do t’i nxjerrë investimet që i ka bërë.

Fatmir Pajaziti në vreshtën e tij.Vitin e kaluar, Fatmiri thotë se ka shitur rreth 36 mijë kilogramë rrush të llojeve të ndryshme. Sivjet nuk beson se do të arrijë të vjelë as gjysmën e kësaj sasie.

Njëjtë si vreshtat e tij, shirat kanë dëmtuar edhe vreshtat e tjera përreth.

Kalaveshët e tharë në një vreshtë në fshatin Potoçan i Ulët, Rahovec.

Disa punëtorë që ishin duke punuar në vreshtat e një kompanie të madhe të prodhimit të verës në Rahovec, i thanë Radios Evropa e Lirë se, krahas motit të keq, vreshtat këtë vit i kanë dëmtuar edhe sëmundje të ndryshme.Ata thanë se po i spërkatnin hardhitë kundër sëmundjeve – disa prej të cilave, sipas tyre, janë shkaktuar nga moti i ligë.

Një punëtor duke spërkatur hardhitë kundër sëmundjeve që thonë se u shkaktuan nga moti i keq.“Sa më shumë shi, aq më shumë sëmundje për rrushin”, u shpreh njëri prej punëtorëve.

Vreshtarët duke spërkatur rrushin.Sipas vreshtarëve, moti me shi dhe breshër i ka dëmtuar më shumë vreshtat e reja, që janë mbjellë në 3-4 vjetët e fundit.

Një punëtor duke sjellë materialin për spërkatjen e rrushit. Një vreshtë me hardhi të reja zakonisht fillon prodhimin e rrushit në vitin e tretë.

Por, këtë vit, duket se shumë vreshta nuk do të prodhojnë fare rrush, pasi janë tharë.Vitet paraprake, kur moti në pranverë dhe në verë ka qenë më i mirë, vreshtarët kanë kontribuuar që në Kosovë të prodhohen mbi 8 milionë litra verë.

Mbi 7 milionë litra verë që prodhohen në Kosovë, eksportohen jashtë vendit.Sipas një raporti të vitit 2017 të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, sipërfaqja me vreshta në Kosovë ka qenë rreth 9.000 hektarë në vitin 1988, ndërsa sot kultivohen mbi 3.100 hektarë, prej të cilëve 769 hektarë janë me rrush tryeze dhe rreth 2.300 hektarë me rrush për verë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, rreth 75% e vreshtave janë në pronësi të fermerëve, ndërsa pjesa tjetër – rreth 25% – është në pronësi të kompanive prodhuese të verës.

Disa vreshta që i kanë shpëtuar motit të keq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini: Nëse duam spitale moderne, shkolla cilësore e paga dinjitoze, duhet fuqizuar ekonomia

Ardian Gjini mban sot konferencë për media, Aleanca nuk zbulon arsyen

Parashikimi i motit për ditën e sotme

​Moti sot

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

IHMK paralajmëron rritje graduale të temperaturave, thirrje për mos ekspozim në diell

Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit

Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit

KOMF dhe Labyrinth: Mosha e përdorimit të parë të drogave ka rënë në 16 vjeç, kërkohen masa urgjente për mbrojtjen e fëmijëve

KOMF dhe Labyrinth: Mosha e përdorimit të parë të drogave ka rënë në 16 vjeç, kërkohen masa urgjente për mbrojtjen e fëmijëve

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 5.8 ballë

Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri, shkaktar lagështia

Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri, shkaktar lagështia

Turqia mbyll Botërorin me fitore

Turqia mbyll Botërorin me fitore

Gjini: Nëse duam spitale moderne, shkolla cilësore e paga dinjitoze, duhet fuqizuar ekonomia

Ardian Gjini mban sot konferencë për media, Aleanca nuk zbulon arsyen

Parashikimi i motit për ditën e sotme

​Moti sot

Gjermania dhe Bregu i Fildishtë sigurojnë dy pozitat e para në grupin E

Gjermania dhe Bregu i Fildishtë sigurojnë dy pozitat e para në grupin E

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën