TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vishi i PDK-së premton shkolla, çerdhe, bursa dhe zona ekonomike të reja në Kaçanik

by teve1
6 muaj ago
3
A A
Vishi i PDK-së premton shkolla, çerdhe, bursa dhe zona ekonomike të reja në Kaçanik

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi ka premtuar ndërtimin e dy shkollave të reja dhe dy çerdheve në komunë.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Vishi po ashtu, është zotuar për rritje të numrit të bursave për nxënës dhe studentë, si dhe transport falas për të gjithë nxënësit që udhëtojnë nga zonat rurale drejt shkollave të mesme.

“Me mua kryetar, nga 1 janari do të ketë rritje të numrit të bursave, transport falas për të gjithë nxënësit që udhëtojnë në shkolla të mesme nga viset rurale, ndërtim të dy shkollave të reja, dy çerdheve, si dhe dixhitalizim total të shkollave, përfshirë pajisjen me tabela dixhitale dhe kabinete të informatikës”, ka thënë ai.

Sa i përket zhvillimit ekonomik, Vishi ka premtuar krijimin e dy zonave të reja ekonomike, në fshatrat Koxhaj dhe Begrasë, të cilat, sipas tij, do të ndihmojnë në nxitjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Në kuadër të politikave sociale, kandidati i PDK-së ka propozuar edhe një subvencion prej 200 eurosh për çdo të porsalindur në Komunën e Kaçanikut, me qëllim mbështetjen e familjeve të reja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën