TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Vidovdani”, nga festë fetare në politike

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A

Të martën qindra serbë nga Kosova, Serbia erdhën në Gazimestan, për ta kujtuar Betejën e Kosovës të vitit 1389.

Policët po i kontrollonin një nga një qytetarët që festa fetare të zhvillohej pa probleme.

Disa prej tyre i kthyen edhe mbrapa, për shkak se mbanin simbole nacionaliste.

E njëri nga serbët këto simbole i kishte të gdhendura të trup.

Aty shihet harta e Serbisë, që e përfshinte edhe territorin e Kosovës.

Por nuk munguan as provokimet tjera.

Pelegrinët serbë në duar krahas flamurit serb mbanin edhe atë rus.

Mitropoliti, Hrizostom Jeviq, u tha besimtarëve të mbledhur në Gazimestan, se Fushë Kosova është sinonim i vuajtjeve të mëdha të popullit serb.

“Fushë Kosova është sinonim i vuajtjes së madhe të popullit serb. Princi Llazar shkoi në Fushë Kosovë me ushtrinë e tij për të sakrifikuar veten këtu për atë që jemi sot, për popullin serb që kremton Krishtin. Mund të na marrin tokën, por nuk mund ta heqin mbretërinë e qiejve dhe Zotin”, tha ai.

Mirosllav Pavlloviq, tregon se ka ardhur Serbia për ta parë nga afër këtë ngjarje.

“Konsideroj që ky vend është i shenjt për ne, Car Lazari është shumë një figurë shumë domethënëse për ne. Unë kam ardhur këtu që të festoj këtë ditë te veçantë për popullin tonë.  Përpiqem të vijë çdo vit vij këtu po për shkak të obligimeve është problem”, tha Pavlloviq.

E disa të tjerë kishin ardhur nga Mali i zi.

“Unë kam ardhur këtu për pushime. Ndjehem shumë i veçantë kur vij këtu, është një ditë shumë e rëndësishme për popullin serb”, u shpreh Vukan Vasoviq.

“Kam ardhur këtu nga Mali i zi me familjen time për ta festuar këtë ditë të madhe për vendin tim. Unë çdo vit vij këtu dhe do të vazhdoj njësoj”, deklaroi Milutin Lekiq.

Ashtu sikurse në të kaluarën kur festohet kjo ditë, koret nacionaliste nuk munguan.

Krejt në fund të ceremonisë një serb u arrestua për shkak të nxitjes së urrejtjes.

Raporti i gazetarit Shpat Blakçori.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re

Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Policia ekstradon dy të kërkuar

Halimi: ShBA ishte kundër çdo konflikti në Luginë, UÇPMB të bindur se kishin përkrahjen e KFOR-it

Halimi: ShBA ishte kundër çdo konflikti në Luginë, UÇPMB të bindur se kishin përkrahjen e KFOR-it

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Pjesë të Prishtinës pa ujë të pijshëm, punohet për mënjanimin e defektit

Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re

Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re

Universiteti i Tiranës në retreat-in diplomatik të organizuar në Dibër

Universiteti i Tiranës në retreat-in diplomatik të organizuar në Dibër

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Policia ekstradon dy të kërkuar

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

​BE për qëndrimin e Serbisë ndaj Mladiqit: Glorifikimi i kriminelëve të luftës në kundërshtim me vlerat themelore evropiane

Halimi: ShBA ishte kundër çdo konflikti në Luginë, UÇPMB të bindur se kishin përkrahjen e KFOR-it

Halimi: ShBA ishte kundër çdo konflikti në Luginë, UÇPMB të bindur se kishin përkrahjen e KFOR-it

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Pjesë të Prishtinës pa ujë të pijshëm, punohet për mënjanimin e defektit

“Këndi i Debatit” 28.08.2026

“Këndi i Debatit” 28.08.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën