TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Vidovdani” nën masa sigurie – Paralajmërohen tensione

Nesër do të mbahet festa e komunitetit serb e njohur si “Vidovdan”, festë kjo e cila vlerësohet se mund të sjell edhe ngritje të tensioneve.

by Venhar Isufi
9 muaj ago
2 0
A A

Ashtu si çdo vit, edhe këtë 28 qershor, qytetarët e komunitetit serb shënojnë festën religjioze të “Vidovdanit”.

Ndryshe nga viti paraprak, këtë vit institucionet e sigurisë të Kosovës kanë marrë vendim të ndalojnë hyrjen e personave që vijnë nga Serbia.

E kjo ditë po konsiderohet se mund të përcillet edhe me tensione.

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala thotë se e gjithë kjo mund të ndodh për motive politike.

“Narrativa që është krijuar këtyre ditëve të fundit nga ana e Beogradit zyrtar, padyshim që sipas analizave dhe informacioneve preliminare mund të presim tensione të cilat janë tensione me motive politike, me motive të direktivës zyrtare të Beogradit, përmes strukturave të saja paralele dhe, njëkohësisht duke e mbështetur nga elementi hibrid, pra në aspektin taktiko operacional Policia e Kosovës, sipas gjitha gjasave ka marrë gjitha masat e duhura preventive. Normalisht edhe inteligjenca do duhej të ishte pjesë përbërëse e këtij manifestimi për të observuar lëvizjet e mundshme të strukturave paralele, nëse marrin pjesë struktura të inteligjencës së Serbisë”, tha Shala.

I të njëjtit mendim është edhe profesori i Kriminalistikës, Fatmir Çollaku.

Ai e vlerëson vendim të duhur ndalimin e serbëve, për të parandaluar, siç thotë ai, ndonjë përshkallëzim të situatës.

“Sivjet ardhja e tyre është ndaluar, konsideroj se është një masë preventive e mirë nuk bëhet fjalë për kufizim të lirive të drejtave të njeriut apo dicka të ngjashme, por është një masë e karakterit preventiv për të parandaluar ndonjë ekses të ndonjë përshkallëzim të situatës duke ditur faktin që rrethanat, dinamikat e zhvillimeve në Lindjen e Mesme por edhe në Evropë është e tillë, janë të karakterit të tensionimit ndëretnik, ndërshtetërorë”, deklaroi Çollaku.

Sipas tij, kjo u bë me vendim të Gjykatës.

“Që të mos ndodhë një ngjarje e padëshiruar dhe e dëmshme për interesin nacional të Republikës së Kosovës dhe më gjerë, me vendim Gjykate është ndaluar ardhja e tyre në kuptim, të përdorimin të rekuizitave, shenjave që janë të karakterit nacionalist, të cilat mund të perceptohen mjete përmes së cilave, është nxitja e urrejtjes që është vepër penale sipas kodit penal të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Në festimin e “Vidovdanit” vitin e kaluar, një person ishte shoqëruar në stacionin e Policisë.

Festimi i kësaj dite lidhet me 636-vjetorin e Betejës së Kosovës, të cilën historia serbe e njeh si fitore, me gjithë humbjen e madhe të forcave ballkanike dhe vrasjen e princit serb, Llazarit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan, lëndohen katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën