Një shumë parash dhe sasi ari janë vjedhur mbrëmë në fshatin Isniq të Deçanit.
Policia bën të ditur se një grua ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së saj dhe kanë kryer vjedhjen.
Rasti vazhdon në procedurë hetimore. /Teve1.info/