TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Victoria Beckham rrëfen historinë e saj në dokumentarin e ri në Netflix

by teve1
6 muaj ago
0
A A
Victoria Beckham rrëfen historinë e saj në dokumentarin e ri në Netflix

“Nuk bëhet për të, bëhet për mua”, deklaron Victoria Beckham duke iu referuar bashkëshortit të saj, David Beckham.

Sipas BBC, kjo është pikërisht ajo që tregon dokumentari i ri prej tre episodeve që publikohet në Netflix të enjten.

Ish-Spice Girl dhe sipërmarrëse mode, 51-vjeçe, është e vendosur të rrëfejë historinë e saj, dy vjet pas serisë së suksesshme televizive të David (50).

Në episodet e saj, Victoria flet hapur për çrregullimin e të ngrënit që e bëri “shumë të mirë në gënjeshtra”, dhe si kritikat për pamjen dhe peshën e saj e kanë ndikuar që në moshë të re.

Kur iu bashkua Spice Girls në 1994, ajo përballej shpesh me tituj negativë për peshën e saj.

Victoria thotë se kjo e bëri të ndjehej e pasigurt dhe e penguar, por mbështetja e shoqeve të grupit e bëri të ndihej “e mjaftueshme” dhe e mësoi të transmetojë këtë mesazh edhe tek vajza e saj Harper, 14 vjeçe: “Je ajo që je”.

Victoria flet hapur për sfidat e biznesit të saj në modë, për kohën kur ishte “miliona në humbje” dhe mendonte se mund të humbte gjithçka.

David ndërhyri për të ndihmuar, dhe ajo tregon sesi arriti të rikuperojë dhe të përgatitej për shfaqjen e saj të suksesshme në Javën e Modës në Paris 2024, ku Gigi Hadid hapi sfilatën.

Sot, Victoria Beckham Ltd ka zyra në Londër dhe Nju Jork dhe produkte në 230 dyqane në 50 vende, raporton KosovaPress.

Për jetën familjare, dokumentari prek shkurt për djalin e madh, Brooklyn, dhe nuk përmend ndonjë konflikt me të, edhe pse media ka raportuar për mosmarrëveshje të mundshme me bashkëshorten e tij.

Victoria tregon gjithashtu pse rrallë buzëqesh në publik: është një mënyrë për të mbrojtur veten përpara kamerave dhe për të shmangur ndjesinë e pakëndshme.

Dokumentari tregon edhe detaje të vogla nga marrëdhënia e çiftit – për shembull, Sir David ndizte blenderin kur nuk donte të dëgjonte Victoria-n.

Ajo rrëfen se nuk ëndërronte të martohej apo të bëhej nënë derisa takoi David.

Në episodin final, ata reflektojnë mbi arritjet dhe planet e ardhshme.

Victoria thotë: “Kam ende shumë që dua të bëj”. Kur David pyet për një fëmijë tjetër, ajo qesh: “Një tjetër fëmijë? Zot i madh. Jo”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bebe Rexha pushton botën me hitin e ri dhe lë pas konkurrencën!

Bebe Rexha pushton botën me hitin e ri dhe lë pas konkurrencën!

Michael Jackson “fiton” ende: miliona dollarë edhe pas vdekjes

Michael Jackson “fiton” ende: miliona dollarë edhe pas vdekjes

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Gjesti në përkrahje të Kombëtares së Kosovës në ndeshjen historike

Gjesti në përkrahje të Kombëtares së Kosovës në ndeshjen historike

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.04.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.04.2026

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Gjykimi i zyrtares për spiunazh – Zbulohen bisedat me BIA-n dhe ndikimi në raportet e OSBE-së

Gjykimi i zyrtares për spiunazh – Zbulohen bisedat me BIA-n dhe ndikimi në raportet e OSBE-së

Seanca për naftën dështon, rezoluta e LDK-së nuk u hodh fare në votim

Seanca për naftën dështon, rezoluta e LDK-së nuk u hodh fare në votim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën