Një person ka humbur sonte jetën në Jashanicë të Klinës si pasojë e goditje nga një veturë.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vend-shikimin dhe janë duke i kryer hetimet se si ka ardhur deri tek aksidenti”, tha ai për teve1.info
Gashi ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.