Një këmbësor është goditur nga një veturë në Prishtinë.
Lajmin për teve1.info, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha që si pasojë e goditjes, këmbësori ka pësuar lëndime trupi dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor
“Rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Po ashtu, ka njoftuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.