Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi bën të ditur për teve1.info se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture.
Si pasojë e aksidentit, vetura ka dalë nga rruga duke rënë poshtë disa metra.
“Tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet policore janë marrë me aksidentin”, theksoi Krasniqi. /Teve1.info/







