TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vetëvendosje s’i do nënkryetar të Kuvendit Vlora Çitakun e Kujtim Shalën

Mirëpo përveç mënyrës së propozimit nga Lista Serbe, Lëvizja Vetëvendosje nuk po pajtohet as që Vlora Çitaku nga PDK, e Kujtim Shala nga LDK, të bëhen nënkryetar të Kuvendit. Kundërshtimi lidhet me deklarimet publike të Çitakut e Shalës se nuk kanë votë për Bekim Sejdiun si propozim për President.

by Doresa Geci
3 javë ago
0 0
A A

Kundërshtimin ndaj propozimit të Listës Serbe, e kishin të ashpër.

Por, ky nuk është mospajtimi i vetëm i Lëvizjes Vetëvendosje me propozimet e partive të tjera për nënkryetar të Kuvendit.

Kjo pasi Vetëvendosje nuk po pajtohet as që nënkryetar të bëhen Kujtim Shala e Vlora Çitaku, deputetë të cilët janë deklaruar publikisht se nuk do të marrin pjesë në votimin e Presidentit.

Këtë e deklaroi vet shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci.

“E para deklarata e deputetit Simiq në foltoren e Kuvendit të Kosovës që propozimin e bënë në emër të popullit serb është e papranueshme dhe bien ndeshtë më Kushtetutën tonë. Çështja e dytë ka të bëjë me dy propozimet e dy partive politike, propozimin e PDK-së për Vlora Çitakun dhe propozimin e LDK-së për Kujtim Shalën ndërkohe të gjithë jemi dëshmitar që dy deputetët ndërkohë që kërkojnë votë për vete dhe partitë ketë dy deputetë i kemi deklaratat publike se të njëjtit deputet nuk do të marrin pjesë në votimin e presidentit dhe kështu po na dërgojnë në një parë zgjedhje”, ka deklaruar deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci.

Prandaj ajo kërkon që të premten të arrihet një marrëveshje ndërmjet partive politike

“Për të votuar nënkryetaret neve na duhet një marrëveshje politike, unë besoj që deri në ditën e premte edhe pres dhe iu bëje thirrje të gjithë deputeteve që deri ditën e premte në orën 11 kur është thirrur vazhdimi i seancës të këtë një marrëveshje dhe deputetet të mundësojnë të konstituohen të gjitha institucionet”, tha tutje deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci.

E për t’u arritur një marrëveshje, i pari i Vetëvendosjes, Albin Kruti, ftoi në takim kryetarin e PDK-së, e atë të LDK-së.

“Që të përmbyllet me sukses të plotë, duhet të zgjidhen edhe nënkryetarët, e për këtë nevojitet dakordim. Unë tashmë jam në kontakt, përveçse me kryetarin e LDK-së, gjithashtu i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim. Le të jemi pozitivë e konstruktivë”, tha Kurti, u shpreh kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Por nga Partia Demokratike gjithë këtë që ndodhi sot,  po e cilësojnë si një lojë poltike të partisë që ka shumicën.

“Po vazhdon bllokada në Kuvendin e Kosovës ka ardh sot partia që ka fitu zgjedhjet me një lojë të radhës politike, po e them këtu qëndrimin e PDK-së që nuk na u lejua të themi në  sallë. PDK voton kryetaret e Kuvendit në çfarë do forme qoftë ka një, ka dy, ka tre ka pesë, me votë të fshehur me votë të hapur, PDK do të votonte nëse VV-ja siguron që konstituon Kuvendin”,  ka thënë deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.

E në LDK kundërshtojnë qëndrimin që Kujtim Shala të mos votohet si nënkryetar i Kuvendit.

“Në të vërtetë është një praktike e paprecedent, grupi me i madh paralemnetar po harron që jemi veç jashtë afateve dhe jemi në një situatë ku ne për dëshirën e mirë po ja jepmi mundësin Kosovës  për tu konsuleduar dhe kjo nuk po bëhet për fajin e Vetëvendosjes”, ka deklaruar para medieve, nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu.

Deputetë të tjerë opozitarë, e akuzuan gjithashtu Lëvizjen Vetëvendosje, se po synon që përmes bllokadës në Kuvend, t’i mbajë zgjedhjet në fund të vitit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“S’lirohen çlirimtarët me një ligj” – Kërçeli akuzon PDK-në se po e shfrytëzon çështjen për fushatë

“S’lirohen çlirimtarët me një ligj” – Kërçeli akuzon PDK-në se po e shfrytëzon çështjen për fushatë

Kërçeli për Avdullah Hotin: S’dërgohet vendi në zgjedhje për inatet që i ke me Bekim Sejdiun

Kërçeli për Avdullah Hotin: S’dërgohet vendi në zgjedhje për inatet që i ke me Bekim Sejdiun

Kraki: Nisma e PDK-së për Specialen do të ishte më logjike të ndërmerrej para katër-pesë vitesh

Kraki: Nisma e PDK-së për Specialen do të ishte më logjike të ndërmerrej para katër-pesë vitesh

Përfundon protesta e 15-të “Jo në emrin tim” në Prishtinë

Emisioni “Info Nata” 30.09.2026

Emisioni “Info Nata” 30.09.2026

Përshkallëzohen protestat në shkollat franceze, 625 të arrestuar dhe 83 policë të plagosur

Përshkallëzohen protestat në shkollat franceze, 625 të arrestuar dhe 83 policë të plagosur

Kraki: Nisma e PDK-së për Specialen do të ishte më logjike të ndërmerrej para katër-pesë vitesh

Kraki: Nisma e PDK-së për Specialen do të ishte më logjike të ndërmerrej para katër-pesë vitesh

Përfundon protesta e 15-të “Jo në emrin tim” në Prishtinë

Përfundon protesta e 15-të “Jo në emrin tim” në Prishtinë

Astronomët zbulojnë një planet në zonën e banueshme të yllit më të nxehtë të gjetur ndonjëherë

Astronomët zbulojnë një planet në zonën e banueshme të yllit më të nxehtë të gjetur ndonjëherë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën