TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vetëvendosje s‘e ka votuar asnjë president të Kosovës, pos Osmanit që e propozoi vetë

by teve1
1 muaj ago
3
A A
Vetëvendosje s‘e ka votuar asnjë president të Kosovës, pos Osmanit që e propozoi vetë

Vjosa Osmani, të cilin Vetëvendosje dhe lideri I saj, Albin Kurtin kanë refuzuar ta rikandidojnë për presidente të Shtetit, është, në fakt, e vetmja kryetare e vendit që kjo partia ia ka dhënë votën e saj, prejse VV si subjekt është i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, më 2010.

Tre presidentë para Osmanit, nuk e kishin “nderin” ta kenë edhe votën e Lëvizjes.

Vetëvendosje refuzoi t’ia jap besimin e saj fillimisht Behgjet Pacollit, pastaj Atifete Jahjagës, e në fund edhe Hashim Thacit.

Historiku i “betejës” së VV-së kundër çdo kandidati për president, nis në shkurt të vitit 2011, vetëm pak kohë pasi ajo hyri në Kuvendin e Kosovës.

Më 22 të atij muaji, kur Behgjet Pacolli ishte propozuar si kandidat për president, Vetëvendosje refuzoi të merrte pjesë në votimin për të.

Zëri i Amerikës kishte raportuar atë ditë se procesi ishte bojkotuar nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vetëvendosjes dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët kundërshtonin zgjedhjen e Pacollit president.

Ky, megjithatë i mori votat, por Gjykata Kushtetuese më pas konstatoi se procedura e zgjedhjes së tij ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

Kriza politike që pasoi solli marrëveshjen ndërmjet Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit, nga e cila doli Atifete Jahjaga si kandidate konsensuale për presidente.

Por as kësaj radhe Vetëvendosje nuk dha votë.

Në seancën e 7 prillit 2011, kur Jahjaga u zgjodh presidente, Vetëvendosje ishte subjekti që bojkotoi procesin e votimit.

Sipas një raporti të Radio Evropa e Lirë, shefi i atëhershëm i Grupit Parlamentar të VV-së, Visar Ymeri, kishte thënë se partia ishte kundër kandidaturës së Jahjagës, pasi e konsideronte produkt të marrëveshjeve politike dhe “pazareve partiake”.

“Marrëveshja e arritur dje ia zgjat jetën kësaj qeverisjeje për minimalisht dy vjet e gjysmë. Këta dy vjet e gjysmë janë problemi e jo zgjidhja”, deklaronte Ymeri, sipas REL, transmeton KosovaPress.

Pesë vjet më vonë, Vetëvendosje ishte sërish në anën kundërshtuese kur Kuvendi duhej të zgjidhte presidentin e ri.

Kandidatura e Hashim Thaçit në shkurt të vitit 2016 u kundërshtua fuqishëm nga opozita, pjesë e së cilës ishte edhe VV-ja. Procesi u zhvillua mes tensioneve të mëdha politike, protestave dhe gazit lotsjellës në Kuvend.

Thaçi, megjithatë, u zgjodh më 26 shkurt 2016 në raundin e tretë, me 71 vota.

Kundërshtimi i Vetëvendosjes vazhdoi edhe pas zgjedhjes së tij. Në seancën solemne ku Thaçi u betua si president, nuk mori pjesë asnjë deputet i tri partive të atëhershme opozitare.

Anadolu Agency raportonte atëherë se në seancë munguan deputetët e Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

Praktika e VV-së për mosvotim të kandidatëve për presidentë ndryshoi në vitin 2021.

Pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Vetëvendosje mbështeti Vjosa Osmanin për presidente. Osmani kishte garuar në zgjedhje në listën e përbashkët me VV-në dhe kandidatura e saj për kreun e shtetit ishte pjesë e projektit politik të shumicës së re parlamentare.

Më 4 prill 2021, Kuvendi e zgjodhi Osmanin presidente të Kosovës.

Në raundin e tretë morën pjesë 82 deputetë. Osmani siguroi 71 vota, ndërsa 11 fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Për dallim nga proceset për Pacollin, Jahjagën dhe Thaçin, kësaj radhe Vetëvendosje jo vetëm që mori pjesë në proces, por ishte forca kryesore politike që qëndronte pas kandidaturës për presidente.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut

Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Tentoi t’i ikë patrullës policore, një shofer godet një polic në Zubin Potok

Tentoi t’i ikë patrullës policore, një shofer godet një polic në Zubin Potok

Bujar Osmani: Po përgatitemi për zgjedhje parlamentare në pranverën e vitit 2027

Bujar Osmani: Po përgatitemi për zgjedhje parlamentare në pranverën e vitit 2027

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Një person dërgohet pa shenja jete në QKUK, Policia nis hetimet

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut

Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Tentoi t’i ikë patrullës policore, një shofer godet një polic në Zubin Potok

Tentoi t’i ikë patrullës policore, një shofer godet një polic në Zubin Potok

Bujar Osmani: Po përgatitemi për zgjedhje parlamentare në pranverën e vitit 2027

Bujar Osmani: Po përgatitemi për zgjedhje parlamentare në pranverën e vitit 2027

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Një person dërgohet pa shenja jete në QKUK, Policia nis hetimet

Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në mbrëmje në Pejë

Policia e Kosovës: Një grua në Leposaviq është gjetur pa shenja jete

Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave

Dogana dhe Policia e Kosovës ndalojnë kontrabandën në kufi, kapen mbi 2 kg marihuanë në çantën e udhëtarit

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshje interesante

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshje interesante

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën