TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vetëvendosje nominon Albin Kurtin për kryeministër

by teve1
4 muaj ago
2
A A
Vetëvendosje nominon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizjes Vetëvendosje e ka nominuar kreun e partisë, Albin Kurtin, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Me shumicë votash dhe pa kundërkandidat Këshilli i Përgjithshëm ka aprovuar kandidaturën.

Në fjalën e tij para nomimit, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka përshkruar Kurtin si liderin më të suksesshëm të Republikës dhe si figurën më merituese për udhëheqjen e partisë.

Konjufca ka shtuar se vendimi i partisë reflekton besnikërinë ndaj pritjeve të qytetarëve dhe theksoi se vullneti i popullit nuk mund të bllokohet nga kundërshtarët politikë.

“Unë do ta nominoj më të votuarin nga populli ynë në historinë e demokracisë tonë parlamentare, më meritorin në udhëheqejen e Lëvizjes Vetëvendosje, liderin  vërtetë të transformimit social dhe demokratik të Kosovës, kryeministrin më të suksesshëm të Republikës sonë, Albin Kurti. Duke e propozuar atë për kryeministër ne të gjithë më së miri I qëndrojmë besnik plotësissht pritjeve të qytetarëve tonë E sa I përket kundërshtarëve politikë vetëm një gjë ata nuk mund ta bllokojnë dhe ajo është vullneti I popullit dhe këtë gjë më së miri do ta kuptojnë me 28 dhjetor”, tha Konjufca.

Gjatë fjalës së tij, Konjufca ka akuzuar dhe fajësuar partitë ish-opozitare për situatën politike në Kosovë gjatë vitit 2025, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas tij, gjysma e spektrit politik përdori çdo mjet të mundshëm për të penguar ndërtimin e institucioneve vitale të shtetit, duke synuar që Vetëvendosja të mos ketë mundësi të qeverisë vetëm.

Ai theksoi se qëllimi i partisë së tij nuk ka qenë të qeverisë vetëm, por të krijonte koalicion me partnerët politikë, të cilët sipas tij refuzuan bashkëpunimin.

“Pas një kohe, historia do të shkruajë se në vitin 2025, gjysma e spektrit politik përdori çdo mjet të mundshëm për të penguar ndërtimin e institucioneve vitale të shtetit, vetëm për të argumentuar se Vetëvendosja nuk ka mundësi të ecë e vetme. Të jem i sinqertë, qëllimi ynë themelor kurrë nuk ka qenë të qeverisim vetëm. Verdikti i popullit në zgjedhjet e shkurtit nuk ishte që të ecim vetëm, por të bashkëpunonim me partnerët tanë në një koalicion demokratik. Këtë e bëmë edhe përmes ftesave tona, por u refuzuam. Refuzimi në demokraci nuk është fundi i botës, dhe nga kjo situatë kuptuam se pjesa tjetër e opozitës mund të ndërtonte qeverinë. Numrat objektivisht ishin aty, por ata refuzuan ta bëjnë. Vetëvendosja nuk e lejuan dhe ata vetë nuk deshën. Ata vetëm duan të bllokojnë gjithçka, vetëm që bllokimi i shtetit të duket si dobësim i Vetëvendosjes. Kjo është një agjendë tejet e dëmshme, që mund ta quaja anti-shtetërore, dhe për këtë qëllim ata kanë treguar se janë të gatshëm të shkojnë deri edhe në humnerë”, ka deklaruar Konjufca./teve1.info./

Tags: albin kurtiLevizja Vetevendosjezgjedhjet e parakohshme
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës, s’ka të lënduar

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu shpreh keqardhje për situatën me ekspozitën: Do të forcojmë mekanizmat e vlerësimit

PDK mban konferencë për media

PDK e quan skandaloze ekspozitën, kërkon hetim dhe përgjegjësi institucionale

FDHK: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë, ekspozita paraqet të dhëna të pasakta

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

Prokuroria Speciale po heton përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Prokuroria Speciale po heton përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën