TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vetëm fitorja vlen kundër San Marinos, Kosova U21 para sfidës së radhës eliminatore

by tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Vetëm fitorja vlen kundër San Marinos, Kosova U21 para sfidës së radhës eliminatore

Përzgjedhësi i Kosovës U21 në futboll, Afrim Tovërlani, ua ka bërë të qartë lojtarëve se fitorja është opsioni i vetëm kundër San Marinos.

Në rast të barazimit apo skenarit më të keq, humbjes, Tovërlani ka thënë se do të marrin kritika të ashpra nga i gjithë komuniteti i futbollit në Kosovë.

Ndeshja Kosovë U21 – San Marino zhvillohet të martën nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. I takon kualifikimeve për Evropianin që mbahet në vitin 2027 në Shqipëri e Serbi.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse synojmë vendin e dytë në këtë grup. Nuk ka ndeshje të lehta dhe kundërshtar të lehtë. Në grup jemi me skuadra shumë të forta, pjesëmarrëse në Evropian. Spanja është favoritja e grupit, megjithatë, edhe ne kemi një grup të mirë lojtarësh dhe nuk do të heqim dorë nga lufta për vendin e dytë. Do të ndryshojmë formacionin sepse është ndryshe të luash me Spanjën dhe ndryshe me San Marinon”, ka thënë Tovërlani të hënën në konferencë për media.

Kosova është në Grupin A, ndërsa ka marrë një pikë nga dy ndeshjet e para.

Barazoi në udhëtim te Rumania pa gola, ndërsa u mposht në shtëpi nga Spanja 3:1. Dy ndeshjet u luajtën në shtator.

Grupit i prijnë Finlanda dhe Spanja me nga gjashtë pikë. Rumania është e treta me katër pikë. Qipro dhe San Marino janë pa pikë.

Tovërlani pret nga lojtarët që t’i qasen me seriozitet të madh ndeshjes ndaj San Marinos.

“Kemi analizuar të gjitha ndeshjet tona, por edhe kundërshtarin. Futbollistët e kanë kuptuar që me disiplinë dhe seriozitet duhet t’i qasemi ndeshjes. Arianit Hasani do të jetë mungesë. Ai ka pësuar një lëndim dhe është kthyer në klubin e tij”, është shprehur Tovërlani.

Hasani është futbollist i Llapit, ndërsa Igball Jashari, i cili u paraqit me Tovërlanin në konferencë për shtyp, luan për Drenicën.

Jashari pranon se Kosova U21 është favorite ndaj San Marinos. Por ai ka insistuar se nuk ka kundërshtar të lehtë në fushë.

“Dy ndeshjet e kaluara kundër Rumanisë dhe Spanjës i kemi zhvilluar mirë, duke treguar paraqitje pozitive. Golat i kemi pësuar si pasojë e gabimeve tona. Nesër, ndaj San Marinos, shpresoj të arrijmë një rezultat pozitiv, sepse jemi një grup i mirë dhe duhet ta tregojmë këtë në fushë. Nuk ka kundërshtar të lehtë, pavarësisht se mund të duken të tillë në letër. Megjithatë, ne do të japim maksimumin për të arritur fitore”, ka thënë Jashari.

Në muajin nëntor, Shpresat e Kosovës do t’i kenë edhe dy ndeshje të tjera kualifikuese.

Të dyja i luan në udhëtim, ndaj Qipros dhe Finlandës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhegrova në mesin e lojtarëve që s’përfshihen në planet e Spallettit për sezonin e ardhshëm

Zhegrova në mesin e lojtarëve që s’përfshihen në planet e Spallettit për sezonin e ardhshëm

Ardon Jashari shpallet MVP i Milanit, pas asistimit në barazimin me Comon

Ardon Jashari shpallet MVP i Milanit, pas asistimit në barazimin me Comon

Lëvizja e Muçit lumturon tifozët e klubit turk, sinjal për të ardhmen e sulmuesit?

Lëvizja e Muçit lumturon tifozët e klubit turk, sinjal për të ardhmen e sulmuesit?

Shkëndija luan sonte kundër Samsunsporit për Play-Off të Ligës së Konferencës

Merz uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për integrimin euroatlantik të Kosovës

Merz uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për integrimin euroatlantik të Kosovës

Izraeli në gjendje alarmi në rast të një sulmi të mundshëm të SHBA-së ndaj Iranit

Izraeli në gjendje alarmi në rast të një sulmi të mundshëm të SHBA-së ndaj Iranit

Lëvizja e Muçit lumturon tifozët e klubit turk, sinjal për të ardhmen e sulmuesit?

Lëvizja e Muçit lumturon tifozët e klubit turk, sinjal për të ardhmen e sulmuesit?

Shkëndija luan sonte kundër Samsunsporit për Play-Off të Ligës së Konferencës

Shkëndija luan sonte kundër Samsunsporit për Play-Off të Ligës së Konferencës

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën