Vetëm 5 ditë deri në afatin kushtetues, Kuvendi sërish pa përparim
Këtë të hënë u shënua dështimi i 50-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sërish shumica e deputetëve refuzuan të votojnë për komisionin për votim të fshehtë ndërsa kanë mbetur edhe 5 ditë afat, deri në zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.