TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vetëm 20 minuta në natyrë mund ta përmirësojnë shëndetin

by teve1
3 orë ago
0
A A
Vetëm 20 minuta në natyrë mund ta përmirësojnë shëndetin

Qëndrimi në natyrë ndikon drejtpërdrejt në shëndet, duke ulur nivelin e hormoneve të stresit, tensionin e gjakut dhe duke përmirësuar shëndetin e zorrëve.

Por, njerëzit nuk kanë pse të ecin me orë të tëra për të përfituar nga këto efekte. Studiuesit thonë se ndikimi më i madh ndodh pas vetëm 20 minutash.

Mjafton një pushim dreke në park dhe apo një kafe në natyrë disa herë në javë për të ndier ndryshimin në trup dhe mendje, ka shkruar BBC.

Ja katër mënyra si natyra ndihmon shëndetin tuaj:

Trupi relaksohet pa vetëdije

Pamja e pemëve, aroma e pishave dhe tingujt e zogjve apo fëshfërima e gjetheve ndikojnë menjëherë në sistemin nervor autonom, pjesa që kontrollon proceset e pavetëdijshme si frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës.

“Ne shohim ndryshime të menjëhershme në trup, si ulje të tensionit të gjakut, ngadalësim të rrahjeve të zemrës dhe ndryshim në ritmin e saj, të gjitha të lidhura me qetësinë fiziologjike”, ka shpjeguar Baroness Kathy Willis, profesoreshë në Universitetin e Oksfordit, për BBC Radio 4.

Një studim britanik me afro 20 mijë pjesëmarrës ka zbuluar se ata që kalonin të paktën 120 minuta në javë në mjedise të gjelbra kishin shëndet më të mirë dhe mirëqenie më të lartë psikologjike.

Për këtë arsye, në disa vende janë nisur edhe programe të quajtura “green social prescribing” (kur qëndrimi në natyrë përshkruhet në vend të terapisë me ilaçe), ku njerëzit lidhen me natyrën për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor, dhe rezultatet tregojnë rritje të dukshme të lumturisë.

Hormonet e stresit bien

Natyra ndikon edhe në sistemin hormonal, duke ulur nivelin e kortizolit dhe adrenalinës, hormonet që rriten kur njeriu stresohet.

Një studim japonez ka treguar se personat që qëndruan tri ditë në një dhomë hoteli ku përhapej aroma e vajit të pishës japoneze Hinoki, kishin rënie të madhe të adrenalinës dhe rritje të qeliza që luftojnë viruset. Efekti pozitiv në sistemin imunitar vazhdoi edhe dy javë më vonë.

“Natyrën mund ta përshkruajmë kështu: ajo qetëson atë që ka nevojë për qetësi dhe forcon atë që ka nevojë për forcë”, ka shpjeguar profesoresha Ming Kuo nga Universiteti i Illinois.

Ajo ka shtuar se edhe një fundjavë triditore në natyrë “ka ndikim të madh në aftësinë e trupit për të luftuar viruset, dhe efekti mund të qëndrojë edhe një muaj më vonë, deri në 24% mbi nivelin fillestar”.

Aroma e natyrës ndikon fuqishëm

Nuk është vetëm ajo që shohim apo dëgjojmë, edhe era e natyrës ka ndikim të madh.
Aroma e pemëve dhe tokës përmban komponime organike që, kur i thithim, kalojnë në qarkullimin e gjakut.

“Pisha është shembull i shkëlqyer. Aroma e saj mund t’ju qetësojë brenda vetëm 90 sekondash, dhe efekti zgjat për rreth 10 minuta”, ka thënë Willis.

Një tjetër studim ka treguar se edhe foshnjat, që nuk kanë kujtime apo përvoja me aroma të caktuara, qetësoheshin kur ndienin aromën e limonenes, substancë që lidhet me ndjenjën e relaksimit.

Përmirëson shëndetin e zorrëve

Përveç që qetëson mendjen, natyra ndihmon edhe në forcimin e sistemit tretës. Toka dhe bimët përmbajnë baktere të mira, të ngjashme me ato që blihen në formë probiotikësh.

“Janë po ato baktere të dobishme që paguajmë për t’i marrë nga pijet probiotike”, ka thënë Willis.

Ndërkohë, profesoresha Kuo ka shtuar se kimikatet natyrale që lëshojnë bimët, të quajtura fitoncide, mund të ndihmojnë në luftimin e infeksioneve.

Doktori Chris van Tulleken e përshkruan natyrën si “ambient që e sfidon pozitivisht sistemin imunitar”.

Ai ka treguar se i lë fëmijët e tij të luajnë në pyll në mënyrë që mikrobet e dobishme të hyjnë në trup përmes hundës apo gojës.

Si ta sillni natyrën tek ju?

Nëse nuk keni mundësi të shkoni shpesh në pyll apo park, lajmi i mirë është se edhe veprimet e vogla ndihmojnë.

“Edhe një prekje e vogël e natyrës në shtëpi bën ndryshim”, ka thënë Willis.

Lule si trëndafilat e bardhë apo të verdhë kanë treguar se krijojnë efektin më qetësues në aktivitetin e trurit.

Mund të përdorni edhe aroma relaksuese përmes aromatizuesve për shtëpi.

Dhe nëse nuk keni as lule, as vajra esencialë, edhe një fotografi e pyllit ndihmon.

Studimet tregojnë se edhe shikimi i imazheve të natyrës në ekran apo dritarja që hapet ndaj një pamjeje të gjelbër, mund të shkaktojë të njëjtat ndryshime qetësuese në tru.

“Çdo gjë e vogël ndihmon”, ka përfunduar Kuo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ja pse disa njerëz hanë kur janë të stresuar, ndërsa disa të tjerëve u prihet oreksi

Ja pse disa njerëz hanë kur janë të stresuar, ndërsa disa të tjerëve u prihet oreksi

4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin

4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin

Kjo pije shkakton rënien e flokëve

Kjo pije shkakton rënien e flokëve

Çfarë e shkakton migrenën

Çfarë e shkakton migrenën

Kurti arrin në Kuvend

Kurti arrin në Kuvend

PKK njofton tërheqjen e luftëtarëve të saj nga Turqia drejt Irakut

PKK njofton tërheqjen e luftëtarëve të saj nga Turqia drejt Irakut

Nis seanca për votimin e Qeverisë së re

Nis seanca për votimin e Qeverisë së re

Tajlanda dhe Kamboxhia arrijnë marrëveshje armëpushimi me ndërmjetësimin e Trump

Tajlanda dhe Kamboxhia arrijnë marrëveshje armëpushimi me ndërmjetësimin e Trump

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për dhunë në familje

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për dhunë në familje

Haradinaj diskuton me Krasniqin, Berisha me deputetët e LVV-së

Haradinaj diskuton me Krasniqin, Berisha me deputetët e LVV-së

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla optimist: Përhajr ju koftë Kurti III

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën