Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gllarevë të Klinës, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Tëvë1 se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
“Është dërguar me autoambulancë në QKMF në Klinë. Pastaj, me udhëzim të mjekëve, është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit të Pejës”, ka thënë Gashi.
Ai ka bërë të ditur se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për rrethanat e aksidentit.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”, ka theksuar Gashi.








