TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vështirësi në pyetjet e matematikës, për tre orë nxënëset i vlerëson PISA, TËVË1 sjellë detaje

Në komunën e Fushë Kosovës të hënën është mbajtur testi PISA. Testi është zhvilluar në dy shkollat fillore “Daut Bogujevci” dhe gjimnazi “Hivzi Sylejmani”. Tëvë 1 ka qëndruar gjatë ditës në njërën prej shkollave, ku ka përcjellur gjithë procesin.

by Doresa Geci
1 vit ago
1 0
A A

Dhjetëra nxënëse të shkollës ekonomike, “Hoxha Kadri Prishtina” të hënën  u mblodhën në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë.

Në orën 11:00 të së hënës ishte paraparë të mbahej testi Pisa në objektin shkollor “Daut Bogujevci”.

Për disa minuta ata priten para kësaj hyrje, për shkak të disa problemeve teknike që u shfaqën me internetin. E aty nuk munguan as emocionet e tyre.

“Pak kam emocione, pak një farë sikleti i lehtë nuk është naj sen shumë”, ka deklaruar njëri prej nxënësve.

Telashet me internet e shtynë për gjysmë ore mbajtjen e këtij vlerësimi ndërkombëtar.

“Në komunën e Fushë Kosovës do të testohen  rreth 150 nxënës. Të gjitha përgatitjet janë bërë më kohë, me përjashtim të disa problemeve teknike të cilat i kemi pas sa i përket rrjetit, por me angazhimin e ekspertëve të IT-së edhe nëpër shkolla edhe në DKA kemi arritur që shumë shpejt të jemi të gatshëm”, tha drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha.

Pasi problemet u rregulluan, nxënëset u futën brenda.Për më shumë se tri orë, vajzat e klasës së dhjetë qëndruan në këtë sallë, ku nuk munguan as pauzat.

Vështirësitë më të mëdha i kishin në lëndën e matematikës.

“Kemi qëndruar gati tri orë I vështirë nuk ka qenë por ka qenë pak i komplikuar edhe kemi pas pak vështirësi. Po në matematik i kemi pas vështirësitë më të mëdha Po kam pas problem unë dhe një tri vajza të tjera, interneti u bllokoje. Tjetër sen nuk kemi pas problem”, është shprehur njëra nga nxënëset.

“Nuk u kon shumë i vështirë , por pak kemi pas vështirësi në maetamtikë dhe në gjeografi, por me thënë të drejtën ka shku mirë. Besoj që do të kemi rezultate me mirë që herën e kaluar”, tha nxënësaj tjetër.

Por për dikë tjetër testi ishte i thjeshtë.

“Ishte një test shumë i mirë dhe shumë i logjikshëm që lidhke ma shumë tema me jetën reale”, tha nxënësja.

Sekretari i shkollës “Daut Bogujevci” , Betim Ahmeti i cili ishte nikoqir për nxënësit nga Prishtina tregoi se si shkojë i gjithë procesi.

“Sa përket pjesës teknologjike kemi qenë gjithçka në rregull, testi u mbajt me tri apo katër pauza jemi kujdesur edhe për ushqim edhe për pije.Gjithcka ka shkuar mirë nuk ka pasur probleme”, tha sekretari i Shkollës “Daut Bogujevci”.

Përveç në shkollën “Daut Bogujevci, të hënë  testi PISA u mbajt edhe në shkollën “Hivzi Sylejmani” si dhe do të vazhdojë të martën.

Këtë test, vajzat dhe djemtë e realizojnë të ndarë në dy grupe.

Testi PISA këtë vit për herë të parë u mbajt online dhe përveç  fushës së matematikës , shkencës dhe  leximit, nxënësit do të nënshtrohen edhe vlerësim në fushën  të mësuarit në botën digjitale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën