Dhjetëra nxënëse të shkollës ekonomike, “Hoxha Kadri Prishtina” të hënën u mblodhën në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë.
Në orën 11:00 të së hënës ishte paraparë të mbahej testi Pisa në objektin shkollor “Daut Bogujevci”.
Për disa minuta ata priten para kësaj hyrje, për shkak të disa problemeve teknike që u shfaqën me internetin. E aty nuk munguan as emocionet e tyre.
“Pak kam emocione, pak një farë sikleti i lehtë nuk është naj sen shumë”, ka deklaruar njëri prej nxënësve.
Telashet me internet e shtynë për gjysmë ore mbajtjen e këtij vlerësimi ndërkombëtar.
“Në komunën e Fushë Kosovës do të testohen rreth 150 nxënës. Të gjitha përgatitjet janë bërë më kohë, me përjashtim të disa problemeve teknike të cilat i kemi pas sa i përket rrjetit, por me angazhimin e ekspertëve të IT-së edhe nëpër shkolla edhe në DKA kemi arritur që shumë shpejt të jemi të gatshëm”, tha drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha.
Pasi problemet u rregulluan, nxënëset u futën brenda.Për më shumë se tri orë, vajzat e klasës së dhjetë qëndruan në këtë sallë, ku nuk munguan as pauzat.
Vështirësitë më të mëdha i kishin në lëndën e matematikës.
“Kemi qëndruar gati tri orë I vështirë nuk ka qenë por ka qenë pak i komplikuar edhe kemi pas pak vështirësi. Po në matematik i kemi pas vështirësitë më të mëdha Po kam pas problem unë dhe një tri vajza të tjera, interneti u bllokoje. Tjetër sen nuk kemi pas problem”, është shprehur njëra nga nxënëset.
“Nuk u kon shumë i vështirë , por pak kemi pas vështirësi në maetamtikë dhe në gjeografi, por me thënë të drejtën ka shku mirë. Besoj që do të kemi rezultate me mirë që herën e kaluar”, tha nxënësaj tjetër.
Por për dikë tjetër testi ishte i thjeshtë.
“Ishte një test shumë i mirë dhe shumë i logjikshëm që lidhke ma shumë tema me jetën reale”, tha nxënësja.
Sekretari i shkollës “Daut Bogujevci” , Betim Ahmeti i cili ishte nikoqir për nxënësit nga Prishtina tregoi se si shkojë i gjithë procesi.
“Sa përket pjesës teknologjike kemi qenë gjithçka në rregull, testi u mbajt me tri apo katër pauza jemi kujdesur edhe për ushqim edhe për pije.Gjithcka ka shkuar mirë nuk ka pasur probleme”, tha sekretari i Shkollës “Daut Bogujevci”.
Përveç në shkollën “Daut Bogujevci, të hënë testi PISA u mbajt edhe në shkollën “Hivzi Sylejmani” si dhe do të vazhdojë të martën.
Këtë test, vajzat dhe djemtë e realizojnë të ndarë në dy grupe.
Testi PISA këtë vit për herë të parë u mbajt online dhe përveç fushës së matematikës , shkencës dhe leximit, nxënësit do të nënshtrohen edhe vlerësim në fushën të mësuarit në botën digjitale.