TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vërtetohet aktgjykimi dënues me 7 vite burgim ndaj të akuzuarës për vrasjen e motrës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Apeli ia ul dënimin Goran Stanishiqit nga 20 në 15 vjet burgim për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarës F.S., lidhur me akuzën për vrasjen e motrës T.S në Fushë-Kosovë, e cila ishte dënuar me 7 vite burgim. Po ashtu, të akuzuarës i ishte shqiptuar edhe masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarës F.S., ishte shpallur më 15 mars 2023 nga kryetari i trupit gjykues, Kushtrim Shyti.

Në vendimin e Apelit, të marrë më 14 korrik 2023, thuhet se është refuzuar si e pabazuar ankesa e mbrojtësit së të akuzuarës F.S., avokates, Halit Shaljani, ndërsa aktgjykimi i Themelores, i marrë më 15 mars 2023 është vërtetuar.

Kolegji i kësaj gjykate ka vlerësuar sipas ankesës së ushtruar nga ana e mbrojtësit së të akuzuarës F.S., avokat Halit Shaljani, dhe ka ardhur në përfundim se në këtë çështje penale aktgjykimi nuk përfshihet me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Sipas Apelit, Gjykata e shkallës së parë, në mënyrë të drejtë dhe të plotë, ka përpiluar aktgjykimin, e po ashtu edhe dispozitivi i të njëjtit është i qartë, i kuptueshëm, në harmoni me vetveten.

Në vendimin e Apelit thuhet se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar se e akuzuara ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore, nga neni 173 par.1 pika 1.3 lidhur me nenin 18 par.2 të KPK, duke e privuar nga jeta motrën e vet, dhe në mënyrë të qartë e ka bërë përshkrimin e veprës penale të kryer, të cilën e ka kryer në gjendje esencialisht të zvogëluar mendore, rrethanë të cilën e ka pasur parasysh gjatë të gjithë procedimit.

Sipas kolegjit të Apelit, me dënimin e këtillë të shqiptuar, do të arrihet efekti dhe qëllimi i tij, që të parandaloj kryesin nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e saj, të parandaloj personat e tjerë, nga kryerja e veprave penale, të bëjë kompensimin e viktimave ose të komunitetit për humbjet ose dëmet e shkaktuara nga vepra penale.

“Po ashtu kolegji ka ardhur në përfundim se në mënyrë të drejtë janë aplikuar të gjitha dispozitat ligjore, përkitazi me vendimin për llogaritjen e paraburgimit, për kërkesën pasurore juridike, si dhe shpenzimet e procedurës penale”, thuhet në fund të këtij vendimi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 9 maj 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj F.S., me arsyetimin se derisa ishte në dhomën e fjetjes së tani të ndjerës T.S që gjendet në Fushë-Kosovë, në gjendje të përgjegjësisë esencialisht të zvogëluar, nga motive të panjohura e kishte privuar nga jeta motrën e saj T.S.

Sipas aktit akuzues, derisa tani e ndjera ishte e shtirë në krevatin e dhomës së saj e pandehura fillimisht e kishte shtrënguar në qafë dhe fyt e më pas e kishte lidhur edhe shaminë në fyt, me ç’rast nga ngufatja kishte ndërruar jetë, ndërsa e pandehura kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke kërcyer nga dritarja.

Lidhur me këtë, F.S po akuzohej për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par 1, pika 1.3 të Kodit Penal.

Tags: Gjykata e ApelitGjykata Themelore ne Prishtinevrasja e motrës
ShareTweet

Postime të ngjashme

16 kandidatë kanë aplikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së

 Përmbaruesi ia tërheq mbi 150 mijë euro RTK-së

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person i dënuar për pastrim të parave

Organizatori i ekspozitës për masakrat në Kosovë reagon ndaj raportimeve për të dhëna të pasakta

Organizatori i ekspozitës për masakrat në Kosovë reagon ndaj raportimeve për të dhëna të pasakta

16 kandidatë kanë aplikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së

 Përmbaruesi ia tërheq mbi 150 mijë euro RTK-së

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Rubio: Trump propozoi zhvendosje të përkohshme të palestinezëve për rindërtim të Gazës

Operacioni amerikan në Iran pritet të përfundojë brenda “javësh, jo muajsh”

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person i dënuar për pastrim të parave

Organizatori i ekspozitës për masakrat në Kosovë reagon ndaj raportimeve për të dhëna të pasakta

Organizatori i ekspozitës për masakrat në Kosovë reagon ndaj raportimeve për të dhëna të pasakta

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona!

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona!

Nagavci deputetëve të VV-së që po kërkojnë lejimin e mbulesës në shkolla: S’veprojmë me kushtëzime

Zgjedhja e presidentit, kërkohet që secila parti të reflektojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën