TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vërshimet kthyen në ankth dasmën e çiftit nga Skenderaj

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vërshimet kthyen në ankth dasmën e çiftit nga Skenderaj

Një çifti dasma u është kthyer në ankth. Ata po martoheshin vetëm një ditë pasi uji kishte marrë shtëpinë e tyre si pasojë e vërshimeve në Skenderaj. Dhoma e sapo mobiluar për çiftin e ri ishte zhytur në ujë derisa babai i djalit ishte detyruar të qëndrojë në spital, pasi u ftoh nga përballja me ujërat.

Mirjeta Hetemi e Astrit Tahiraj janë që dy vite së bashku. Ata dashurinë e tyre kishin vendosur ta finalizojnë me një dasmë ku do të kishin të ftuar shumë mysafirë. Kishin bërë përgatitjet dhe kishin rezervuar edhe restorantin.

Por dasma e tyre është kthyer në ankth. Ata po martoheshin vetëm një ditë pasi uji kishte marrë shtëpinë e tyre si pasojë e vërshimeve në Skenderaj. Dhoma e sapo mobiluar për çiftin e ri ishte zhytur në ujë derisa babai i djalit ishte detyruar të qëndrojë në spital, pasi u ftoh nga përballja me ujërat, raporton emisioni Udhëve në RTK.

“E kena pasë lanë me termin e me krejt. Po tani na ndodhi qikjo dhe kisha qef me pshtu këta familjarët. Po apet se apet mirë është. Tani babën u duft me çu në spital…”, fillon rrëfimin nusja Mirjeta Hetemi.

Nusja, kishte qëlluar jashtë shtëpisë bashkë me bashkëshortin e saj me të cilin do të martoheshin vetëm një ditë më vonë. Ata kishin provuar të hynin në shtëpi për të takuar pjesën tjetër të familjes që ballafaqoheshin me vërshimet.

“Veç unë e burri jena kanë jashtë. Edhe u duftë gjithqysh me hy nëpër ujë me ardhë te kta. Tana i kena ble, me dhomë e me tana qiso sene që na kanë vyjt por na kanë shku dam”, thotë nusja.

Përpjekjet për të parandaluar futjen e ujit në shtëpi bënë që Avdyl Tahiri të pësojë edhe me shëndet. Ndonëse dasma u mbajt, ai nuk pati mundësi të jetë pjesëmarrës në ahengun e djalit pasi iu desh të shtrihej në spital, si pasojë e ftohjes për shkak të zhytjes në ujë.

“Jam edhe i ftofun prej mushkërive përpara dhe më rroku këtu ujtë, si më rroku, të nesërmen përnjëherë mu ka duftë te mjeku me shku”, thotë vjehrri Avdyl Tahiri.

Edhe dasmorët që ishin në ahengun e familjes nuk është që u ndjenë mirë.

“Krejt janë ndje keq amo edhe ata (mysafirët – V.j.) janë ni shumë keq kur na kanë pa në qit gjendje. Si kom ditë vullnet qasaj dasme”, shprehet nusja. Nusja dhe dhëndrri, sapo përfunduan dasmën i priti një sfidë para vete. Të pastrojnë shtëpinë nga llumi që iu kishin sjellë ujërat gjatë vërshimeve dhe familja të krijojë një strehë e të rimëkëmbej.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën