TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Veriu në pritje të hapjes së urës

by Doresa Geci
1 vit ago
0
A A

Banorët e pjesës veriore të Kosovës, thonë se mbyllja e urës ka bllokuar qarkullimin e lirë, andaj insistojnë në hapjen e saj. Ndërsa analistët kërkojnë që për këtë çështje të mos diskutohet në Bruksel.

Çdo ditë lëvizjet nga veri në jug, i bënë me biçikletë.

Bujar Tërziqi i cili është banor i Mitrovicës së Veriut, lirshëm përmes këtij mjeti kalon në urën e Ibrit.

Por ai lëvizjen mbi këtë urë nuk mund ta bëjë më veturë.

Prandaj kërkon që sa më shpejtë të bëhet hapja e urës së Ibrit.

“Kjo do duhej moti me u hap, por çka me bo, kjo është mënyra politike e ndërkombëtareve se na lehtë e kishim bo. Mas pari për mu, se unë në atë anë banoj”, ka thënë Bujar Tërziqi, banor i Mitrovicës së Veriut.

Hapjen e urës po e presin edhe banorë të tjerë të kësaj pjesë të Kosovës.

“Si me ardhë prej kësaj ure si prej tjetrës njëjtë është këta vetëm po e mbajnë mbyllur”, Fehmi Jusufi, banor.

“Shpresojmë inshallah sa më shpejtë se nuk ka kurrfarë pengese automjete qarkullojnë prapë se prapë vetëm se duhet me bo një rreth”, shprehet qytetari Blerim Ferati.

Kuvendi Komunal në Mitrovicën e Veriut, në prill të vitit 2023 kishte marrë vendim që të bëhet hapja e urës së Ibrit.

Por ky vendim vazhdon të mbetet në letër.

“Ne po presim zbatimin e vendimit që e kemi sjellë në Kuvend, e sigurisht në nivelin me të lartë të bisedohet edhe në nivelin me të lartë, por të ndërkombëtarët është faji, pasi ata po shihet si po flitet për hapjen e urës së Ibrit është prania e KFOR-it dhe EULEX-it më shumtë”, ka thënë Nexhat Ugljanin, kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Madje nga Bashkimi Evropian ishte kërkuar që hapja e urës duhet që të diskutohet në nivel të dialogut.

Por sipas njohësi të rrethanave politike, Ibrahim Delija, një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë.

“Kjo është një çështje lokale dhe duhet këtu të rregullohet sepse në këtë kaluarën kanë bërë marrëveshje mirëpo ato marrëveshje nuk kanë pasur rezultat, andaj nëse vazhdon përmes marrëveshjeve historia na tregon se ato marrëveshje nuk kanë rezultate”, vlerëson Delija.

Kurse sipas asamblistit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, hapja e urës do të ishte një lehtësim për banorët e Mitrovicës.

“Kjo do ta lehtësonte më shumë psiqikisht se sa fizikisht se veriu ka qasje në minimumi në tri ura këtu që bëjnë kalimin e lumit Iber, por do ta lehtësonte psikqikisht jo vetëm qytetarët shqiptarëve por të gjitha komuniteteve besa edhe do të relaksonte edhe raporte politike”, thotë Betim Osmani.

Edhe presidentja e Kosovës të enjten ka kundërshtuar që çështja e urës të diskutohet me Serbinë, pasi sipas saj një gjë e tillë është shkelje e rënd e sovraniteti e integriteti territorial të Kosovës.

Tags: banorethapja e ures se Ibirti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qorrolli nga Sarajeva: Kosova po e fiton betejën kundër korrupsionit

Qorrolli nga Sarajeva: Kosova po e fiton betejën kundër korrupsionit

Mediat në Shqipëri: Vdes gjykatësi që u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë

Mediat në Shqipëri: Vdes gjykatësi që u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë

Rama: Trami elektrik pritet të jetë në Prishtinë në qershor 2026

Rama: Trami elektrik pritet të jetë në Prishtinë në qershor 2026

Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Aktivistet e Flotës Sumud të ndaluar nga Izraeli raportojnë rrahje dhe fyerje gjatë paraburgimit

Të shtëna me armë brenda Gjykatës në Tiranë, dyshohet se është plagosur gjyqtari

Të shtëna me armë brenda Gjykatës në Tiranë, dyshohet se është plagosur gjyqtari

Rama: Trami elektrik pritet të jetë në Prishtinë në qershor 2026

Rama: Trami elektrik pritet të jetë në Prishtinë në qershor 2026

Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Edwards i Pejës shpallet “MVP”

Edwards i Pejës shpallet “MVP”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën