TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Veriu mbulohet në tërësi nga operatorët kosovarë

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Veriu mbulohet në tërësi nga operatorët kosovarë

Operatorët kryesorë në vend, kanë siguruar mbulim të plotë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit. Këtë për Tëvë1 e kanë bërë të ditur nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Nga ARKEP kanë zbuluar edhe sa është shkalla e mbulueshmërisë në Kosovë me rrjetet 2G, 4G+ dhe atë 5G.

Në muajin gusht, hapi degën më të re.

Kështu Posta e Kosovës u bë me një pikë edhe në Mitrovicën e Veriut.

Kjo ishte dega e parë që u hap në këtë pjesë të vendit, që nga viti 1999.

E ka dy dekada që në komunat veriore, operonin kryesisht operatorët serb.

Por në vitet e fundit shtrirja e rrjeteve mobile në veri të Kosovës, ka bërë përparime të rëndësishme.

Këtë e bën të ditur për Tëvë1, nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

“Lidhur me pyetjet e parashtruara, ju njoftojmë se shtrirja e rrjeteve mobile në veri të Kosovës ka bërë përparime të rëndësishme në vitet e fundit. Telekomi i Kosovës dhe IPKO, si dy operatorët kryesorë në vend, tashmë kanë siguruar mbulim të plotë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit. Ky zhvillim ka përmirësuar ndjeshëm qasjen në shërbimet mobile, duke mundësuar lidhje të qëndrueshme dhe shpejtësi të lartë interneti për qytetarët dhe bizneset në këtë rajon”, thuhet nga ky institucion.

Nga ARKEP thonë se në territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit, janë të disponueshme edhe rrjetet 4G+ dhe 5G.

Ndërsa kanë treguar edhe shkallën e mbulueshmërisë.

“Aktualisht, territori i Republikës së Kosovës është e mbuluar me rrjetin GSM (2G) ne shkallen 98%, respektivisht rrjetin LTE (4G) me mbi 90% dhe rrjetin 5G rreth 70%”, thuhet nga ARKEP.
Por, sipas ish-kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës Xhevdet Smakiqit, kjo nuk nënkupton përmbushjen të detyrimeve ligjore për ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët pa dallim.
“Shtrirja në kuptimin teknik nuk nënkupton edhe ofrimin apo marrjen e shërbimeve nga komuniteti jo-shumicë në Kosovë e shumicë në veri, pra serbët e Kosovës”, thotë ai.
Smakiqi thotë se antenat e para të Telekomit të Kosovës në veri, u vendosen qysh në vitin 2008.

“Nuk është e vërtetë që tani për herë të parë është shtrirë rrjeti teknik i Vala-s, për arsye se nga viti 2008-2009 në Telekomin e Kosovës ka ekzistuar departamenti për integrimin e komunitetit serb, ka qenë edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Slavisha Petkoviq ku ka qenë drejtor dhe i kemi pas vendos antenat në veri të Kosovës dhe ka pasur shtrirje teknike por megjithatë ka ekzistuar edhe operatori ilegal i Serbisë në atë pjesë të territorit të Kosovës”, shprehet Smakiqi.

Ndryshe nga ARKEP po ashtu kanë thënë se operatorët po punojnë vazhdimisht për të përmirësuar kualitetin e shërbimeve për qytetarët duke investuar ne rrjetat e gjeneratave të fundit.

Tags: operatoret kosovareveri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza thotë se në zgjedhjet e brendshme është e hapur edhe gara për kryetar të PDK-së

Hamza thotë se në zgjedhjet e brendshme është e hapur edhe gara për kryetar të PDK-së

Hamza: Për institucione stabile duhet marrëveshje politike para konstituimit të Kuvendit

Hamza: Për institucione stabile duhet marrëveshje politike para konstituimit të Kuvendit

Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në ShBA

Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në ShBA

PDK gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit, thotë se s’ka vija të kuqe për asnjërën parti

Hamza: Prisnim rezultat më të mirë – zgjedhjet ishin të lira, por jo të barabarta

Ushtria iraniane thotë se po ndalon sulmet ndaj Izraelit, por do t’i rifillojë nëse sulmohet Libani

Rashiq nuk pret të ketë dorëzim të Radoiçiqit në Kosovë, thotë se dialogu duhet të vazhdojë

Partia e Rashiq: Shënuam rritje pavarësisht kërcënimeve e shantazheve

Osmani thotë se emri i saj nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve

Osmani thotë se emri i saj nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën