TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Venezuela akuzon SHBA-në në OKB për plakitje të naftës dhe rikolonizim

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Venezuela akuzon SHBA-në në OKB për plakitje të naftës dhe rikolonizim

Venezuela ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për një “zhvatje të madhe” në një sesion emergjent në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.

Takimi emergjent i thirrur nga shteti i Venezuelës, u thirr për të diskutuar konfiskimin e anijeve që ndodhi në brigjet e vendit më herët këtë muaj.

Ambasadori i Venezuelës në OKB, Samuel Moncada e ka përshkruar konfiskimin e dy anijeve të naftës nga ana e SHBA-së si akt “më i keq se pirateria”. SHBA ka njoftuar se është duke ndjekur edhe një tanker të tretë nafte venezueliane.

Presidenti amerikan,  Donald Trump e ka akuzuar Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, se drejton një kartel droge dhe tha se bandat kishin vepruar pa u ndëshkuar për një kohë shumë të gjatë.

Më 16 dhjetor, Trump urdhëroi një bllokadë detare të cisternave të naftës të sanksionuara që hynin dhe dilnin nga Venezuela, duke thënë se SHBA-të do ta mbanin ose shisnin naftën dhe anijet e sekuestruara.

SHBA-të kanë vendosur 15,000 trupa dhe anije luftarake në Paqësor dhe Karaibe, grumbullimi i tyre më i madh rajonal që nga pushtimi i Panamasë në vitin 1989, me qëllim ndalimin e trafikimit të fentanilit dhe kokainës.

SHBA-të kanë goditur gjithashtu anije venezueliane që kontrabandonin drogë, duke synuar më shumë se 20 anije dhe duke vrarë të paktën 100 persona, veprime që disa ekspertë thonë se mund të shkelin ligjet e konfliktit të armatosur.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Moncada, tha se SHBA-të po kryenin “zhvatjen më të madhe” në historinë e Venezuelës, duke shtuar: “Ne jemi në prani të një fuqie që vepron jashtë ligjit ndërkombëtar, duke kërkuar që venezuelianët të largohen nga vendi ynë dhe ta dorëzojnë atë.”

Për konfiskimet e naftës, ai tha: “Po flasim për plaçkitje, grabitje dhe rikolonizim të Venezuelës. Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka juridiksion në Karaibe.” Ai gjithashtu pyeti: “Çfarë lidhje ka kjo me drogën?”

Ambasadori i SHBA-së, Michael Waltz, tha se Uashingtoni nuk e njeh Maduron si udhëheqësin legjitim të Venezuelës, duke argumentuar: “Aftësia e Maduros për të shitur naftën e Venezuelës i mundëson pretendimet e tij mashtruese për pushtet dhe aktivitetet e tij narko-terroriste.”

Maduro më vonë tha se “Këshilli i Sigurimit po i jep mbështetje dërrmuese Venezuelës”.

Rusia dhe Kina kritikuan SHBA-në. Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, tha se SHBA-të po “shkatërronin në mënyrë të paligjshme” anije civile dhe paralajmëroi se veprimet e tyre ishin “një model për akte të ardhshme force kundër shteteve të Amerikës Latine”.

I dërguari i Kinës, Sun Lei, i kërkoi SHBA-së “të ndalojë menjëherë veprimet përkatëse dhe të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Të dënuar për vrasje në Lushnje, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në Lushnje, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

4 shtetase kineze arrestohen në Durrës për prostitucion

4 shtetase kineze arrestohen në Durrës për prostitucion

Alijaj: Shkeljet e Kushtetutës në Kosovë shpesh kanë qenë të motivuara politikisht

Alijaj: Shkeljet e Kushtetutës në Kosovë shpesh kanë qenë të motivuara politikisht

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Përfaqësuesja e Danimarkës në OKB: Serbia t’i sjell para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë

Përfaqësuesja e Danimarkës në OKB: Serbia t’i sjell para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë

Përfaqësuesja e SHBA-së: Kurti dhe Vuçiq t’i evitojnë eskalimet, Trump po i ndjek me vëmendje zhvillimet

Përfaqësuesja e SHBA-së: Kurti dhe Vuçiq t’i evitojnë eskalimet, Trump po i ndjek me vëmendje zhvillimet

Emisioni “Ditari” 09.04.2026

Emisioni “Ditari” 09.04.2026

Gërvalla: Beteja e Koshares, themel politik dhe moral i shtetit të Kosovës

Gërvalla: Beteja e Koshares, themel politik dhe moral i shtetit të Kosovës

Konjufca në OKB: Mandati i UNMIK-ut ka përfunduar, Kosova gati për rol ndërkombëtar

Konjufca në OKB: Mandati i UNMIK-ut ka përfunduar, Kosova gati për rol ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën