TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vendosja e Wagner në Bjellorusi, NATO e shqetësuar: Mund të përfshihet në akte sabotazhi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
NATO reagon pas rënies së raketave ruse në Poloni ku vdiqën dy persona

Lideri i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, prej ditës së martë po qëndron në Bjellorusi, 3 ditë pasi kryengritja e armatosur kundër lidershipit ushtarak të Moskës, u ndal rreth 200 km në jug të kryeqytetit.

Konfirmimi erdhi nga presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i cili ndërmjetësoi marrëveshjen mes Wagner dhe regjimit të Putinit. Sipas Lukashenkos, mercenarëve u është ofruar një bazë e braktisur ushtarake nëse duan t’i bashkohen liderit të tyre.

Teksa mori meritat për shpëtimin e Prigozhin, presidenti bjellorus tha se Putin kishte dashur ta eliminonte atë.

“I sugjerova presidentit Putin të mos nxitohej. I thashë, na lër ne të flasim me Prigozhin dhe komandantët e tij. Ai mu përgjigj: Shiko Sasha, është e pavlerë, ai nuk do të hapë as telefonin, nuk dëshiron të flasë me askënd. Unë i thashë se një paqe e keqe është më mirë se një luftë”, tha Lukashenko.

Lukashenko, i cili ka vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie të lartë, tha se vendi i tij dëshironte të mësonte nga eksperienca e luftës së mercenarëve të Wagnerit. Vendndodhja e Prigozhin ishte një mister që kur ai u filmua teksa largohej me makinë nga Rusia jugore, mbrëmjen e së shtunës.

Avioni i tij privat u gjurmua teksa fluturonte drejt kryeqytetit bjellorus, Minsk, ditën e martë. Moska sakaq, po përgatitet të transferojë artilerinë e rëndë të mercenarëve tek ushtria e rregullt, ndërsa luftëtarëve u është thënë se mund të nënshkruajnë një kontratë me ushtrinë, të largohen në Bjellorusi ose të kthehen në shtëpi.

Anëtaret e NATO-s, Polonia, Letonia dhe Lituania paralajmëruan se mbërritja e Wagnerit në Bjellorusi mund të përkthehet në telashe për vendet fqinje dhe se ata mund të përfshihen në operacione sabotazhi.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi se aleanca ishte e gatshme të mbronte veten kundër çdo kërcënimi nga Minsku apo Moska, dhe se do të dakordësohej për të fuqizuar mbrojtjen gjatë samitit që do të mbahet pas disa ditësh në Lituani. /a2news/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Të paktën 31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Të paktën 31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Takimi SHBA-Iran në Oman përfundon pa marrëveshje, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Takimi SHBA-Iran në Oman përfundon pa marrëveshje, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Miliona euro të BE-së presin formimin e institucioneve në Kosovë

Miliona euro të BE-së presin formimin e institucioneve në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën