TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vendosja e kamerave në vendvotime, anëtarët e KQZ-së diskutojnë për ligjshmërinë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Vendosja e kamerave në vendvotime, anëtarët e KQZ-së diskutojnë për ligjshmërinë

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është diskutuar lidhur me aktivitetet e sekretariatit dhe raportin e Këshillave të KQZ-së. Gjatë diskutimeve u tha se të gjitha Qendrat e Votimit në katër komunat veriore, i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tyre. Derisa një numër i vogël nuk kanë qasje të lehtë për personat me nevoja të veçanta.

Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani ka prezantuar raportin e Këshillit për Operacione Zgjedhore duke thënë se risi është përkrahja teknike për kamera në vendvotime.

“Diçka e re që po vendoset është përkrahja teknike për kamera në vendvotime Video “Ju i keni secilin prej këtyre dokumenteve është diçka e re që po vendoset është përkrahja teknike për kamera në vendvotime me qenë se jemi në proces e sipër të huazimit të kamerave që do të regjistrojnë procesin e votimit brenda vendvotimeve. Duhet ta kemi një kontraktor për të na ndihmuar në instalimin e këtyre pajisjeve por edhe që të jetë në shërbim në mënyrë që çfarëdo lloj problemi teknik që mund të kemi në instalimin e këtyre kamerave të mund të zgjidhet shpejtë nga operatorët”, tha Elshani.

Përkundër votimit pro, anëtari i KQZ-së Ilir Gashi shprehet skeptik nëse është në përputhshmëri me ligjet aktuale të Kosovës vendosja e kamerave.

“Nuk e di nëse është në plotni me kornizën tonë ligjore Video “Këtu i kam dilemat e mija nuk e di nëse është në plotni me kornizën tonë ligjore sepse për qendër të votimit kishte me qenë okej, por për vendvotime i kam dilemat e mija. Pavarësisht se unë votova pro nuk desha të ndahem nga kjo por ndoshta mund të ballafaqohemi në të ardhmen me ndonjë ankimim të mundshëm për të cilin nuk e di cili mund të jetë saktë rezultati i ankimimit”, shtoi Gashi.

E sqarime për këtë dha Elshani, duke treguar se këto specifika janë vetëm për përkrahjen teknike.

“Këto specifika janë vetëm për përkrahjen teknike që do të ipet sepse është një procedurë e veçantë që do të zhvillohet për marrjen në shfrytëzim dhe huazim nga KQZ-ja e Shqipërisë për të cilin do të kemi një memorandum bashkëpunimi me ta dhe do të huazohen këto kamera për të incizuar brenda vendvotimit. Kjo çështje sa i përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe atyre lokale në nivel nacional nevojiten procedura të veçanta. Ky është një lloj testimi i pilotimit që po e bëjmë për përdorimin e këtyre kamerave brenda vendvotimeve”, u shpreh ai.

Ndërkaq, anëtari tjetër Alban Krasniqi, tha se kamerat vendosen në formë dhe pozitë ku ruhet mbarëvajtja e procesit.

“Është e qartë se këtu ruhet fshehtësia e votës. Video “Ligji i ri i ka dhënë obligim KQZ-së që gjatë proceseve të votimit dhe numërimit të rritet transparenca dhe kjo është në suaza të asaj transparence. Natyrisht tu e ditë që edhe në shtetet e tjera që e përdorin këtë formë është e qartë se këtu ruhet fshehtësia e votës. Nëse është shqetësimi këtu kjo është e ruajtur në çdo aspekt. Ato vendosen në çdo formë dhe pozitë ku ruhet mbarëvajtja e procesit dhe për çfarëdo rrethane që mund të na duhet qoftë për arsye të rezultatit apo edhe të aspekteve të tjera që ne e dimë se kemi pas probleme kjo është e zgjidhshme”, tha ai.

Shqyrtimi dhe miratimi i specifikave teknike për shërbimet e instalimit dhe përkrahjes teknike të kamerave në vendvotime është miratuar nga anëtarët e KQZ-së. Poashtu u bë edhe njoftimi lidhur me procesin e rekrutimit të personelit të përkohshëm, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në Komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut. Deri më tani sipas njoftimit për 25 pozita janë bërë 64 aplikime.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KRM “Pastrimi”: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike

KRM “Pastrimi”: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike

​KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë

​KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë

Ardian Gjini merr zyrtarisht postin e kryetarit të AAK-së

Ardian Gjini merr zyrtarisht postin e kryetarit të AAK-së

​Gjini: Kosova duhet të çkapet totalisht nga ndikimi i Serbisë

​Gjini: Kosova duhet të çkapet totalisht nga ndikimi i Serbisë

KRM “Pastrimi”: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike

KRM “Pastrimi”: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike

11 gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë të dielën

11 gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë të dielën

Si të lehtësohet alergjia nga poleni

Si të lehtësohet alergjia nga poleni

​KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë

​KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë

Ardian Gjini merr zyrtarisht postin e kryetarit të AAK-së

Ardian Gjini merr zyrtarisht postin e kryetarit të AAK-së

​Gjini: Kosova duhet të çkapet totalisht nga ndikimi i Serbisë

​Gjini: Kosova duhet të çkapet totalisht nga ndikimi i Serbisë

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ: Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta deri më 31 maj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën