TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë, investim afër 4 milionë euro

nga teve1
19 Qershor, 2025
1
A A
Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë, investim afër 4 milionë euro

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, të enjten kanë vendosur gurthemelin e pishinës gjysmë-olimpike, në këtë komunë.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, pishina gjysmë-olimpike ka një vlerë investimi afër katër milionë euro, prej të cilave afër tre milionë e gjysmë euro janë investim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kurse pjesa tjetër investim i Komunës së Podujevës.

“Sipërfaqja e gjithmbarshme e ndërtimit do të jetë 4556 metra katrorë. Hapësirat përfshijnë përdhesen, katin e parë dhe podrumin. Në kuadër të këtij projekti parashihet ndërtimi i një pishine për not profesional dhe garues, një tjetër për fëmijë dhe hapësira tjera përcjellëse për rekreacion dhe gastronomi”, thuhet në komunikatë.

Kurti është shprehur se me këtë projekt qytetarët e Podujevës do të kenë mjedis të këndshëm, në të cilin ata do të mund të kujdesen për shëndetin e tyre përmes sportit të notit.

“Do ta ketë përdhesen, katin e parë dhe podrumin. Me ç’rast do të ketë një pishinë e cila është për not profesional edhe garues, por do të ketë edhe një pishinë për fëmijë si dhe ambiente të tjera përcjellëse për rekreacion, gastronomi, e kështu me radhë, në mënyrë që qytetarët e Podujevës kur të vijnë këtu të kenë mjedis të këndshëm, mjedis në të cilin do të mund edhe ta kultivojnë shëndetin e tyre, të notojnë por edhe të shoqërohen së bashku në një ambient publik i cili kujdeset për mirëqenien e qytetarëve”, është shprehur Kurti.

Kjo do të jetë pishina e dytë publike gjysmë olimpike në nivel vendi, pas asaj në Komunën e Deçanit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fejza: LVV-ja bazohet mbi direktiva dhe norma kushtetuese dhe jo mbi preferencat e çdo individi në Kuvend

Fejza: LVV-ja bazohet mbi direktiva dhe norma kushtetuese dhe jo mbi preferencat e çdo individi në Kuvend

Foda flet për shortin e Ligës së Kombeve

“Udhëtimi ynë nuk ka mbaruar ende“, përzgjedhësi Foda konfirmon qëndrimin te Kosova

Ushtarët italianë patrullojnë në Dragash

Ushtarët italianë patrullojnë në Dragash

Frostea – Shija e Verës që të Ndjek në çdo Ngjarje!

KB “Policia e Kosovës”, klubi më i ri i basketbollit

KB “Policia e Kosovës”, klubi më i ri i basketbollit

Ushtarët italianë patrullojnë në Dragash

Ushtarët italianë patrullojnë në Dragash

“Ditari”-19.06.2025

“Ditari”-19.06.2025

Frostea – Shija e Verës që të Ndjek në çdo Ngjarje!

Frostea – Shija e Verës që të Ndjek në çdo Ngjarje!

Kurti pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hisashi Owada

Kurti pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hisashi Owada

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X