TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vendosen afate për mocionin e mbrojtjes për rrëzimin e akuzave në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

nga teve1
3 muaj më parë
4
A A
Vendosen afate për mocionin e mbrojtjes për rrëzimin e akuzave në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, janë vendosur disa afate kohore lidhur me mocionin e ekipeve mbrojtëse për rrëzimin e akuzave në aktakuzë.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se trupi gjykues e urdhëron mbrojtjen që mocionin e saj ta dorëzojë deri më 2 qershor ose pas 14 ditësh pas vendimit të fundit të trupit gjykues lidhur me provat e Prokurorisë.

Trupi gjykues theksoi se ata nuk do të shqyrtojnë kundërpërgjigjet dhe kjo parashihet me Rregulloren e procedurës dhe provave.

Ndërsa, ZPS-ja u urdhërua që përgjigjen e saj në mocionin e mbrojtjes ta dorëzojë deri më 1 korrik 2025 ose edhe brenda 30 ditësh nga mocioni i mbrojtjes.

Veç kësaj, në këtë rast, trupi gjykues rriti në 20 mijë fjalë parashtrimin që mund ta dorëzojë mbrojtja, ngjashëm edhe për përgjigjen e Prokurorisë.

Pasi u ankua mbrojtja duke u arsyetuar se ky numër nuk është i mjaftueshëm që katër ekipet t’i paraqesin çështjet e tyre dhe si rrjedhojë trupi gjykues ndryshoi vendimin, duke shtuar edhe 3 mijë fjalë të tjera.

Urdhër u dha edhe për mbrojtësin e viktimave, i cili u obligua që deri më 28 maj 2025 ta dorëzojë një listë të dëshmitarëve të propozuar, në rast që dilet me përfundimin se trupi gjykues ka çfarë të gjykojë në këtë çështje.

Veç kësaj, u kërkua nga mbrojtësi i viktimave që të njoftojë për parashikimet kohore në pyetjet e dëshmitarëve të saj dhe se çfarë materialesh dëshiron që të përdorë. Kur jemi tek materialet, iu kërkua mbrojtësit të viktimave që të njoftojë se si do të kërkohet pranimi i këtyre materialeve.

Po ashtu, u urdhëruan palët që të njoftojnë trupin gjykues që deri më 9 qershor se a i kundërshtojnë provat e mbrojtësit të viktimave dhe cilat nga to, e po ashtu edhe kohën që parashikojnë për marrjen në pyetje të këtyre dëshmitarëve./BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet zyrtar i gjendjes civile në Prishtinë – dyshohet për marrje ryshfeti

Abdixhiku pret Karen Pierce: Kosova duhet të ecë përpara në rrugën euroatlantike

“Matrix”- 14.07.2025

“Matrix”- 14.07.2025

Abdixhiku pret Karen Pierce: Kosova duhet të ecë përpara në rrugën euroatlantike

Abdixhiku pret Karen Pierce: Kosova duhet të ecë përpara në rrugën euroatlantike

Dyshime për punësime të familjarëve në një shkollë në Klinë

Dyshime për punësime të familjarëve në një shkollë në Klinë

Ish-kryetari përball kryetarit aktual – Garë e fortë për kryetar të Lipjanit

Ish-kryetari përball kryetarit aktual – Garë e fortë për kryetar të Lipjanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X