TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vendimi në Hagë, Qeriqi: Vendim shokues, janë prekur të gjithë luftëtarët e UÇK-së

by Tëvë1
1 muaj ago
0
A A
Vendimi në Hagë, Qeriqi: Vendim shokues, janë prekur të gjithë luftëtarët e UÇK-së

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, e ka cilësuar si “shokues” vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qeriqi ka thënë se pritjet e tij dhe të qytetarëve të Kosovës kanë qenë që vendimi të ishte lirues, pasi, sipas tij, nuk ka pasur elemente që do të arsyetonin dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke pretenduar se me vendimin e saj është tentuar të njolloset lufta çlirimtare e UÇK-së.

Qeriqi është shprehur se vendimi nuk prek vetëm katër ish-krerët e UÇK-së, por, sipas tij, edhe luftëtarët e tjerë të kësaj organizate.

Duke iu referuar paraqitjes së vendimit, Qeriqi ka thënë se kryetari i trupit gjykues ka përmendur raste të aktiviteteve të paligjshme të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së në disa komuna të Kosovës.

Sipas tij, përmendja e këtyre rasteve gjatë shpalljes së vendimit ka krijuar përshtypjen se përgjegjësia është zgjeruar përtej katër të dënuarve.

Qeriqi ka theksuar gjithashtu se, sipas tij, Gjykata Speciale është krijuar mbi bazën e presionit dhe jo si rezultat i vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

“Për neve ka qenë një vendim shokues, pritjet e tona dhe qytetarëve kanë qenë që do të jetë vendim lirues, pasi s’ka pasur asnjë element që krerët e UÇK-së të dënohen, Gjykata deshi të më çdo kusht që ta njollosë një luftë tonë çlirimtare të UÇK-së. Ne e dimë se si është formuar kjo Gjykatë, kjo Gjykatë është formuar mbi bazën e presionit, jo mbi bazën e dëshirës sepse ne kemi qenë të bindur në luftën e drejtë çlirimtare kështu që normalisht me u përmend në emrin e qytetarëve të Kosovës, në emër të popullit ka qenë fyese edhe për neve si çlirimtar. Gjatë paraqitjes së vendimit në disa raste kryetari i trupit gjykues e ka përmend që ushtarët e UÇK-së në 12 komuna, 14 komuna kanë kryer aktivitete të paligjshme, kështu që në momentin e fundit është përfshirë komplet UÇK-ja, është përfshirë në struktura komanduese. Unë mendoj që nuk janë vetëm katërshja e UÇK-së që janë dënuar në këtë rast janë prek të gjithë luftëtarët e UÇK-së”, ka deklaruar Qeriqi në emisionin”Ditari” në Tëvë1./teve1.info/

Tags: Gjykata Specialeish-kreret e UÇK-sëTeve1UCKvendimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, caktohet zyrtarisht data e votimit

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, caktohet zyrtarisht data e votimit

Masakra e Padalishtës: 19 anëtarë të familjes u vranë pas shpine – rrëfimi i familjarit

Masakra e Padalishtës: 19 anëtarë të familjes u vranë pas shpine – rrëfimi i familjarit

Raporti i ministrive për vrasjen e Arlinda Zekajt: Zbulohen një varg shkeljesh në të gjitha institucionet

Raporti i ministrive për vrasjen e Arlinda Zekajt: Zbulohen një varg shkeljesh në të gjitha institucionet

Peja kërkon drejtësi për Arlinda Zekajn

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha

Publikohet letra e dorëheqjes së Gazmend Hoxhës drejtuar Albin Kurtit

Publikohet letra e dorëheqjes së Gazmend Hoxhës drejtuar Albin Kurtit

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë caktimi i seancës së radhës

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë caktimi i seancës së radhës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën