TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vendimi i Speciales për Thaçin dhe të tjerët, VV: Kjo gjykatë po prodhon padrejtësi

by Tëvë1
1 vit ago
2
A A
Vendimi i Speciales për Thaçin dhe të tjerët, VV: Kjo gjykatë po prodhon padrejtësi

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila rrëzoi mocionin e përbashkët të mbrojtjes në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Në një postim në Facebook, kjo parti ka vlerësuar se vendimi për rrëzimin e mocionit përbën dëshmi të një “logjike të përmbysur të drejtësisë”, ku, sipas saj, kufiri midis çlirimtarit dhe agresorit zbehet qëllimshëm, ndërsa përpjekja e popullit për liri vihet nën dyshim përmes mjeteve juridike.

Sipas Vetëvendosjes, Gjykata Speciale është themeluar përtej çdo praktike të zakonshme ndërkombëtare dhe ka vepruar si “instrument i imponuar mbi sovranitetin e Kosovës”. Ajo akuzon këtë gjykatë se ka shërbyer paragjykimit, duke hetuar vetëm njërën palë dhe duke përjashtuar sistematikisht dhunën shtetërore serbe – të cilën e quan burim real të gjenocidit dhe krimeve të luftës në Kosovë.

Partia fajëson për këtë situatë ata qeveritarë dhe deputetë që në vitin 2015 miratuan dhe votuan gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që e konfirmuan Gjykatën Speciale, duke thënë se ata “bartin përgjegjësi të drejtpërdrejtë”.

Në reagimin e saj, Vetëvendosje përmendi edhe rastin e Enver Dugollit, të mbijetuar i masakrës së Burgut të Dubravës, i cili më 29 prill dhe 15 maj 2023 i është drejtuar Prokurorisë Speciale në Hagë për të kërkuar hetime për këtë krim. Sipas VV-së, pavarësisht se është marrë një përgjigje që rasti do të shqyrtohet, ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

VV ka bërë thirrje për reflektim nga institucionet dhe individët përgjegjës, duke kërkuar që ata që votuan themelimin e Gjykatës të kërkojnë falje – jo si akt formal, por si shenjë vetëdijeje për dëmin që, sipas tyre, kjo gjykatë i ka shkaktuar vendit.

“Ky do të ishte hapi i parë drejt një përbashkimi për të mbrojtur jo vetëm juridikisht, por edhe shoqërisht, thelbin e luftës sonë çlirimtare”, thuhet në reagim.

Në fund, Lëvizja Vetëvendosje theksoi edhe një herë qëndrimin e saj se mbështet luftën çlirimtare si themel të shtetit të Kosovës dhe kundërshton çdo përpjekje për të relativizuar të drejtën historike për çlirim. “Drejtësia nuk mund të jetë mjet për të rishkruar historinë, as për ta heshtur të vërtetën”, përfundon reagimi i saj.

Tags: gjykata specialish-krerëtreagimVV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen sa të nxituara, aq edhe të pabazuara

“InfoNata” 08.10.2026

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën