TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vendimi i Serbisë për targat, Bislimi: Maskim që duan ta kamuflojnë pas dështimit në Banjskë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bislimi: Kosova me rritjen më të lartë ekonomike në rajon

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se çështja e targave mbi 10 vite ka qenë marrëveshje e pazbatuar, e për 2 vite marrëveshje e përdorur si mjet dhe qëllim për eskalim e destabilizim.

Sipas tij, me vendimin për njohjen e targave RKS nga ana e Serbisë, shkon drejt fundit një proces i gjatë i çështjes së targave e mosnjohjes së tyre nga pala serbe.

“Në shtator 2021, Serbia e përdori këtë çështje për të kërcënuar Kosovën e fluturuar Mig-at përreth kufirit tonë. Me 30 shtator, u arrit marrëveshja për fillimin e punës, në kuadër të së cilës u krijuan grupet teknike, dhe u zhvilluan gjithsej 8 takime në nivel teknik nga tetori 2021 deri në muajin prill 2022. Që nga fillimi, pozicioni i delegacionit tonë në Bruksel ishte i qartë: na duhet një zgjidhje e përhershme në linjë me standardet e Bashkimit Evropian dhe propozimi i vetëm i Kosovës si dhe zgjidhja ideale në këtë drejtim ka qenë që Kosova dhe Serbia t’ia njohin targat njëra tjetrës në modelin aktual – të cilat janë në përputhje me standardet e BE-së – e pa asnjë ndryshim”, tha ai.

Madje Bislimi tha se fatkeqësisht, është dashur të kalojnë 18 muaj me tensione e barrikada nga ana e Serbisë, rezistencë dhe insistim në nivel teknik që stikersat të jenë zgjidhje permanente, si dhe tërheqje nga institucionet në nëntor të vitit të kaluar, për të ardhur sipas tij,  në përfundimin që është i njëjtë me propozimin fillestar te Kosovës.

E ky sipas Bislimit, është tregues se të gjitha destabilizimet që i ka bërë Serbia.

“Ky është tregues se të gjitha destabilizimet që i ka bërë Serbia, kanë qenë të palogjikshme e të panevojshme, sepse prapë kemi arritur në situatën e njëjtë ku targat janë konvertuar në ato ekzistuese legale dhe tashmë nga 1 janari, Serbia i njeh ato.

Gjithashtu duhet të theksojmë dhe rikujtojmë, se ky nuk është konstruktivitet nga ana e Serbisë, por është vetëm maskim që ata duan ta kamuflojnë pas dështimit në Banjskë dhe dështimit të narrativës së tyre të ushqyer për kaq shumë kohë në Bruksel”, tha tutje Bislimi./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ermal Sadiku tregon arsyet e aderimit në LDK

Ermal Sadiku tregon arsyet e aderimit në LDK

Qeveria mban mbledhje online në mbrëmje, këto janë vendimet

Policia jep detaje për rastin ku një person vdiq në Zubin Potok nga shpërthimi i një granate

Si u fsheh pas trupave për të mbijetuar, Behar Topilla?

Si u fsheh pas trupave për të mbijetuar, Behar Topilla?

“Elektroserver” lë pa rrymë shqiptarët e Çabrës në veri

“Këndi i Debatit” 26.11.2025

“Këndi i Debatit” 26.11.2025

“Elektroserver” lë pa rrymë shqiptarët e Çabrës në veri

“Elektroserver” lë pa rrymë shqiptarët e Çabrës në veri

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Gucati: Avni Qenaj punonte furrtar në Bosnje

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Gucati: Avni Qenaj punonte furrtar në Bosnje

Çka ndodhi sot te kanali i “Ibër-Lepencit”?

Çka ndodhi sot te kanali i “Ibër-Lepencit”?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën