TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vëllaznimi nuk ka të ndalur, shënon fitoren e gjashtë rresht

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kthesa të shpeshta në “Karagaç”, Vëllaznimi triumfon në sfidën me Pejën

Vëllaznimi i Gjakovës nuk po ka të ndalur në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra gjakovare tani ka gjashtë fitore rresht. Fitoren e gjashtë e shënoi të dielën mbrëma në Prizren. Në kuadër të xhiros së 10-të të elitës së basketbollit kosovar,

Vëllaznimi e mposhti Proton Cable Prizrenin me rezultatin 97:93. Ndeshja kishte fund dramatik, por gjakovarët megjithatë mbajtën avantazhin për të vazhduar ecurinë e fitoreve. Katër minuta para fundit, rezultati ishte 93:82 për Vëllaznimin. Më pas lojtarët e Prizrenit nisën seri të pikëve dhe u afruan në 93:91, ndërsa kishinb mbetur 42 sekonda deri në fund. 21 sekonda para fundit, Sammuel Sessoms shënoi dy gjuajtje të lira për 95:91. Deri në fund të dy skuadrat shënuan edhe nga dy pikë dhe ndeshja përfundoi 97:93 për Vëllaznimin.

Sessoms luajti ndeshje tjetër shumë të mirë. I kishte 33 pikë, dhjetë asistime e gjashtë kërcime.

Jordan Dallash i kishte 14 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Burim Zekiqi kontribuoi me 11 pikë e tri kërcime. Jalen Ray shtoi 16 pikë për Vëllaznimin, ndërsa Shëndrit Llapi realizoi 11 pikë e pesë kërcime.

Te Prizreni, Ty Cokfield i kishte 32 pikë e gjashtë asistime, por që nuk mjaftuan. Urim Zenelaj e përfundoi ndeshjen me 15 pikë e 15 kërcime, derisa Musab Mala i kishte 15 pikë. Vëllaznimi kishte humbur katër ndeshjet e para, ndërsa tani ka rreshtuar gjashtë fitore. Do të sfidohet seriozisht edhe xhiron e ardhshme, kur e pret Trepçën në “Shani Nushi”. Prizreni mbetet i fundit në tabelë. Ka dy fitore e shtatë humbje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Shaqiri vazhdon shkëlqimin në Zvicër, më i miri i xhiros

Shaqiri vazhdon shkëlqimin në Zvicër, më i miri i xhiros

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën