TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vëllai i Agonit: Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent nga institucionet e Kosovës

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Vëllai i Agonit: Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent nga institucionet e Kosovës

Familjarët e Agon Zejnullahut kanë mbajtur protestë duke kërkuar drejtësi për djalin e tyre, i cili vdiq të hënën gjatë arrestimit nga Policia e Kosovës.

Gjatë kësaj proteste, familjarët e të ndjerit kanë kërkuar hetim të plotë dhe transparent nga institucionet e Kosovës.

Derisa, këta të fundit kanë kërkuar përgjegjësi dhe jo heshtje institucionale, duke shtuar se drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar.

“Sot nuk jemi mbledhur për urrejtje, sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi, jemi këtu për Agonin, një djalë, një jetë, një zë që nuk mund të heshtet, jemi këtu sepse drejtësia nuk është privilegj por e drejtë, jemi këtu sepse dhimbja e familjes së Agonit është dhimbje jone kolektive, sepse heshtja vret për herë të dytë. Agoni nuk është vetëm një emër, është simbol i një padrejtësie që nuk guxon të harrohet, ajo është kujtimi që na bënë që mos t’i mbyllim sytë të mos dorëzohemi të kërkojmë të vërtetën. Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent, përgjegjësi, veprim ligjor jo heshtje institucionale sepse drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne protestojmë në mënyrë paqësore sepse fuqia jonë është morali ynë”, ka deklaruar Zejnullahu.

Ndryshe, më 9 korrik, pesë zyrtarëve policor të përfshirë në këtë rast u është caktuar nga Gjykata Themelore masa e paraburgimit prej një muaji.

Një ditë pas rastit, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila tha se të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti lidhur me këtë rast ka deklaruar se nuk do të ketë strehë në institucione për këdo që ka tejkaluar kompetencat apo ka shkelur ligjin gjatë ushtrimit të pozitës zyrtare.

Për vdekjen e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu ka folur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, për çka tha se nuk do të tolerojnë që në çfarëdo forme eventuale të ketë tejkalime të autorizimeve policore. Ai kërkoi nga Inspektorati policor i Kosovës dhe institucionet e tjera relevante të përdorin të gjitha burimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e vdekjes së Zejnullahut./teve1.info/

Tags: Agon ZejnullahuLipjanprotesteTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Publikohet videoja e arratisjes së të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk, vazhdon kërkimi masiv

Publikohet videoja e arratisjes së të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk, vazhdon kërkimi masiv

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Prokuroria Speciale pas akuzave të Osmanit : Asnjë gazetar nuk është nën hetim

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Një burrë gjendet i vdekur në Kllokot, rasti nën hetime

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer në Malishevë

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Mediaplani për emetimin pa pagesë të spoteve politike – Zgjedhjet Lokale 2025

Mediaplani për emetimin pa pagesë të spoteve politike – Zgjedhjet Lokale 2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën