Është ndarë nga jeta zyrtarja policore, Hatixhe Potera.
Lajmi është bërë i ditur nga Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila përmes një telegrami ngushëllimi ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të koleges së tyre.
“Me rastin e vdekjes së zyrtares policore Hatixhe Potera, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e sindikatës.







