TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vdes ylli i TikTokut, Cooper Noriega

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Vdes ylli i TikTokut, Cooper Noriega

Noriega u shpall i vdekur në vendngjarje në një parking në Burbank të enjten në mbrëmje (9 qershor), thotë një zëdhënës i ekspertit mjekësor në Los Angeles për People.

Shkaku i vdekjes së tij është shtyrë, që do të thotë se pas autopsisë nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes dhe mjekësia kërkon më shumë hetime.

“Pasi të kthehen analizat/studimet, mjeku vlerëson sërish rastin dhe bën përcaktimin e shkakut të vdekjes”, shtoi zëdhënësi.

Podkasti i Barstool Sports ishte i pari që ndau lajmin në mediat sociale, duke postuar një foto bardh e zi të Noriegas, i cili u shfaq në podkastin e tyre ‘BFFs’’ më 1 qershor.

U prehsh në paqe Cooper Noriega. Jeta është e brishtë. Shijoje çdo minutë”, thuhej në postimin në Twitter.

Pak para vdekjes së tij, ai postoi një video në TikTok, ku ka mbi 1.7 milion ndjekës, me mbishkrimin, “Kush tjetër mendon se do të vdesë i ri”.

Katër ditë para vdekjes së tij, Noriega njoftoi në mediat sociale se po krijonte një server Discord të dedikuar për të diskutuar shëndetin mendor, të cilit i ftoi ndjekësit e tij të bashkoheshin.

“Nëse jeni vërtet për të nxjerrë jashtë emocionet tuaja, ose çfarëdo tjetër, ejani bashkohuni,” tha ai në një video të TikTok.

“Kam krijuar serverin për shkak të asaj se sa shumë ju dua dhe sa shumë luftoj me të vetë”, kishte thënë ai.

“Do të doja të përdorja ndikimin që më është dhënë për të krijuar një hapësirë ​​të ndërtuar mbi përhapjen e ndërgjegjësimit dhe normalizimin e të folurit për sëmundjet mendore. Një nga gjërat e shumta që kam mësuar ndërsa luftoja me varësinë ishte se rrethimi me njerëz negativë vetëm sa do t’ju rrëzojë”, shkroi ai në një postim të veçantë në Instagram.

Një faqe GoFundMe u krijua për të ndihmuar familjen e tij me shpenzimet e funeralit dhe për të nderuar “ëndrrën e tij për të ndihmuar njerëzit me shëndet mendor dhe varësi”. /Telegrafi/

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maluma në Prishtinë më 2027, ylli kolumbian përfshin Kosovën në turneun botëror

Maluma në Prishtinë më 2027, ylli kolumbian përfshin Kosovën në turneun botëror

​Rreth tre orë në SPAK, Ardit Gjebrea: E kam premierë, ishin miqësorë

​Rreth tre orë në SPAK, Ardit Gjebrea: E kam premierë, ishin miqësorë

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon shumën marramendëse

Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon shumën marramendëse

Gjendja me mbeturinat në kryeqytet, Musmurati akuza për ministrin Murati

Gjendja me mbeturinat në kryeqytet, Musmurati akuza për ministrin Murati

Dellova lirohet nga grumbullimi

Dellova lirohet nga grumbullimi

Kurti takon kryetarin e Parisit, diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit

Kurti takon kryetarin e Parisit, diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit

Haxhiu takohet me drejtorin e lartë të IRI-së, diskutojnë për bashkëpunimin parlamentar

Haxhiu takohet me drejtorin e lartë të IRI-së, diskutojnë për bashkëpunimin parlamentar

Policia paralajmëron për mashtrimet online gjatë shitjes së produkteve

Policia paralajmëron për mashtrimet online gjatë shitjes së produkteve

“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, mungon Dellova

“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, mungon Dellova

Xhaka, lojtari më i mirë me numrin 34 në fanellë

Xhaka, lojtari më i mirë me numrin 34 në fanellë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën