Një person ka humbur jetën këtë të diel në Klinë.
Ai sipas Policisë së Kosovës ishte lënduar afër një vendi ku kishte shpërthyer një zjarr.
“Viktima fillimisht është dërguar në qendrën e mjekësisë familjare, e më pas u transferua në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi për teve1.info
Ai shtoi se njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar rrethanat e plota se si erdhi deri te vdekja e personit.