TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vdes një grua nga përmbytjet në Australi, mijëra evaukohen nga shtëpitë e tyre

by teve1
2 vjet ago
7
A A
Vdes një grua nga përmbytjet në Australi, mijëra evaukohen nga shtëpitë e tyre

Foto: Reuters

Një grua ka vdekur në Australi dhe mijëra janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pas reshjeve të rrëmbyeshme që shkaktuan përmbytje në veri të Queensland.

Autoritetet paralajmërojnë për përkeqësim të reshjeve dhe për një situatë që mund të jetë “e rrezikshme dhe kërcënuese për jetën.”

Më shumë se 1,000 mm shi ka rënë në pjesë të verilindjes së Queensland që nga e premtja me “reshje rekord” që do të vazhdojnë të hënën, sipas kreut të shtetit të Queensland, David Crisafulli.

Meteorologët thonë se këto mund të jenë përmbytjet më të këqija në rajon në më shumë se 60 vjet.

Gruaja që vdiq ishte në bordin e një gomone të Shërbimit të Emergjencave Shtetërore (SES) e cila goditi një pemë dhe u përmbys në qytetin Ingham, në veriperëndim të Queensland, raporton BBC.

Grupi Lokal i Menaxhimit të Fatkeqësive në Townsville thotë se 1700 shtëpi në qytet mund të përmbyten – disa deri në katin e dytë – ndërsa nivelet e lumenjve rriten.

Mijëra njerëzve në gjashtë periferi të Townsville iu tha të largoheshin nga shtëpitë e tyre deri në mesditë të dielën, por zyrtarët thonë se rreth 10% e banorëve kishin zgjedhur të qëndronin.

Të njëjtat zona u goditën rëndë gjatë përmbytjeve të vitit 2019.

Ndërkohë aeroporti i Townsville është i mbyllur deri të hënën në mëngjes, supermarketet kanë mbetur pa ushqime të freskëta dhe mijëra shtëpi janë pa energji, duke përfshirë Ingham dhe komunitetin indigjen të Palm Island.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Latif Mustafa: Shteti i Kosovës u ka qëndruar afër shqiptarëve të Luginës si kurrë më parë në këto zgjedhje

Latif Mustafa: Shteti i Kosovës u ka qëndruar afër shqiptarëve të Luginës si kurrë më parë në këto zgjedhje

Lumi që derdhet në dy dete, a po rrezikohet bifurkacioni i Nerodimes?

Lumi që derdhet në dy dete, a po rrezikohet bifurkacioni i Nerodimes?

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën