Një person ka ndërruar jetë në QKUK, pasi sipas dyshimeve të para është therur me thikë në rrugën “Ali Vitia”, rreth orës 22:00 të mërkurën.
Rastin për teve1.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe se po kërkohet nga Policia.
“Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit ( i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë ajo.
Të mërkurën në mbrëmje është vrarë edhe një grua në Prishtinë.
Ajo dyshohet se është vrarë me armë zjarri.