Ka vdekur në Emergjencë 73-vjeçarja që u plagos me armë zjarri mbrëmë në Majac të Podujevës.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Me date 23.03.2026 rreth orës 03:35 është raportuar se viktima femër kosovar ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Ne lidhje me këtë është njoftuar Prokurori kompetent nga Departamenti i Krimeve të Rënda i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa rasti të ri-cilësohet në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rëndë” dhe “Mbajtje ne Pronësi, Kontroll ose Posedim të Paautorizuar të Armeve'”, thuhet nga Policia e Kosovës.
71-vjeçarja ishte plagosur me armë zjarri nga e dyshuara që vrau një burrë mbrëmë në Podujevë, e cila poashtu kishte qëlluar veten dhe bashkë tashmë me të ndierën mbrëmë ishin dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e QKUK-së.




