Sot ka vdekur ish-luftëtari i UÇK-së, Hajzer Gruda nga fshati Polac i Skenderajt.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, i cili tha se Gruda ka qenë ndër të parë që i është bashkuar UÇK-së.
“Paska ndërruar jetë bashkëluftëtari Hajzer Gruda nga fshati Polac. Me fillimin e luftës ai iu bashkua radhëve të UÇK-së, duke shërbyer me nder e përgjegjësi të lartë në detyrën më fisnike – luftëtar i lirisë së atdheut. Ngushëllime familjes Gruda, miqve e dashamirëve. U prehtë në paqe”.