TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas “albinsektit” të Blushit, Qorrolli: Përralla zoologjike, jo analizë politike

by TËVË 1
11 muaj ago
5
A A
Pas “albinsektit” të Blushit, Qorrolli: Përralla zoologjike, jo analizë politike

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka reaguar ndaj shkrimit të publicistit Ben Blushi, i cili pas vendimit të ShBA-së për pezullimin e dialogut strategjik e quajti Albin Kurtin “korb” dhe krijoi metaforën e “albinsektit”.

Në një shkrim të gjatë, Qorrolli e ka cilësuar fjalorin e Blushit si “zoologji, e jo analizë politike”, duke theksuar se Kosova nuk është as kopsht insektesh, as fermë korbash, por një vend që ka derdhur gjak për lirinë e vet.

“Ju mund të shpikni fjalë si ‘albinsekt’, të pikturoni sqepa e kthetra, por kjo nuk është analizë politike. Është thjesht mëria e një shkrimtari të lodhur që nuk ka më lexues, ndaj shpik armiq imagjinarë”, shkruan ai.

Qorrolli renditi disa arritje të qeverisjes së Kurtit, duke përmendur uljen e korrupsionit sistemik, mbylljen e “derës për oligarkët”, rritjen e të hyrave në dogana e tatime, si dhe subvencionet për fshatarët e thjeshtë.

“Ju thoni se Kosova ‘është në konflikt me Amerikën’, por e dini mirë se trupat amerikane janë këtu më të pranishme se kurrë. Ju thoni se ‘është në depresion’, por harroni se klientelizmi dhe plaçkitja e miqve tuaj e futi këtë vend në depresion, e jo një qeveri që guxoi të prekë të paprekshmit”, thekson Qorrolli.

Ai i është kundërpërgjigjur edhe krahasimit të Blushit mes Kurtit dhe Enver Hoxhës: “Ky është kulmi i cinizmit: të krahasosh një lider të zgjedhur me një tiran që e mbylli Shqipërinë me tela me gjemba. Krahasimi juaj është i shëmtuar, njësoj si fletrrufetë e diktaturës që ju sot, paradoksalisht, po i imitoni”.

Sipas tij, arsyeja pse Albin Kurti konsiderohet i ndershëm është e qartë:

“Sepse nuk bleu asnjë vilë. Sepse nuk bleu asnjë media. Sepse nuk bleu asnjë gazetar që t’i shkruajë himne. Sepse nuk bleu asnjë shkrimtar të dështuar për t’i bërë fletushka. Ndershmëria nuk është të mos marrësh një laps. Ndershmëria është të mos ia marrësh një populli shpresën”.

Në fund, Qorrolli i drejtohet Blushit: “Prandaj, Ben, kur të shkruash përralla me insekte, mos i servirni si analiza. Shkruani romane, aty ku e keni vendin, nëse ju ka mbetur ende ndonjë lexues”.

Shkrimtari Ben Blushi ka deklaruar se me vendimin e pezullimit të dialogut Amerika e ka shpallur Albin Kurtin de fakto non grata. Sipas tij, marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën janë në pikën më të ulët.

Tags: Ben LushiTeve1Vigan Qorrolli
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, dy të ndaluarve për narkotikë në Mitrovicë u caktohet paraburgimi

Paraburgim për tre të dyshuar për fajde në Prizren

Lista e armëve të sekuestruara në Zubin Potok

Lista e armëve të sekuestruara në Zubin Potok

Hoxha për ekspozimin e armatimeve: U profilizuan subjekte me interes për aktivitetet kriminale

Hoxha për ekspozimin e armatimeve: U profilizuan subjekte me interes për aktivitetet kriminale

Sveçla: Armatimi i kapur në veri u gjet përreth varrezave masive në Zubin Potok

Sveçla: Armatimi i kapur në veri u gjet përreth varrezave masive në Zubin Potok

Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar

Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar

Siria mohon planet për prani ushtarake turke

Siria mohon planet për prani ushtarake turke

Sot nis sezoni i ri në Superligë, përballen Feronikeli – Gjilani

Zbulohet orari i javës së dytë të Superligës, shtyhet Prishtina – Drita

Tentoi ta vriste bashkëshorten duke e hedhur makinën në det, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi ta vriste bashkëshorten duke e hedhur makinën në det, arrestohet shqiptari në Itali

Mbi 200,000 njerëz të zhvendosur rishtazi në Sudan për shkak të përshkallëzimit të luftimeve

Mbi 200,000 njerëz të zhvendosur rishtazi në Sudan për shkak të përshkallëzimit të luftimeve

Emisioni “Ditari” 20.08.2026

Emisioni “Ditari” 20.08.2026

Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, dy të ndaluarve për narkotikë në Mitrovicë u caktohet paraburgimi

Paraburgim për tre të dyshuar për fajde në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën