Ka vdekur mbrëmë ish-drejtori i Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë, profesori, Bahri Simnica.
Profesori Simnica ka ndërruar jetë mbrëmë pas një sëmundje të rëndë.
Bashkësia Islame e Kosovës duke vlerësuar kontributin e Simnicës, ka njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 15:30 në varrezat e fshatit Bardh i Madh.
‘”Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”Njoftojmë miqtë, kolegët dhe dashamirët se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë ndërroi jetë profesori i Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë, njëherësh ish-drejtori i këtij institucioni dhe ish-kryeredaktori i revistës “Dituria Islame”, prof. Bahri ef. Simnica. Lusim Zotin e Madhëruar që rahmetliun ta ketë marrë në mëshirën e Tij dhe ta gradojë me Xhenetin Firdevs”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.




