Ka vdekur gruaja që u godit nga vetura në Fushë – Kosovë më 5 qershor.
Të hënën ajo ishte dërguar në Emergjencën e QKUK-së pas keqësimit të gjendjes, ku është konstatuar vdekja e saj.
“Sot me datë 13.07.2026 viktimës femër kosovare, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtën me autoambulancë e kanë sjellë në Emergjencë në QKUK-Prishtinë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet nga Policia.







