TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vdekja e mistershme e përfaqësuesit të Serbisë për tregti me armë në Rusi

Autoritetet e Serbisë vetëm tash, pas rreth një muaji janë informuar për vdekjen në Moskë, të përfaqësuesit të tyre për tregti me armë, Radomir Kurtiq. Për vdekjen e mistershme, autoritet serbe dhe ato ruse, po hezitojnë të japin informacione.

by Venhar Isufi
3 muaj ago
1 0
A A

Radomir Kurtiq, përfaqësuesi për tregti me armë i Serbisë, ka vdekur në rrethana të paqarta, para disa javësh në Moskë të Rusisë.

Për vdekjen e Kurtoviq, as autoritetet ruse e as ato serbe nuk kanë dhënë detaje.

Prandaj, vdekja e Kurtoviq ka ngritur shumë dyshime.

Gazetari investigativ nga Beogradi, Milan Radonjic, tregon se sipas informacioneve të deritanishme, në zyrën e kompanisë në Moskë mungon një material, të cilit ai i referohet si disk i ngurtë.

Këtë, Radonjic thotë se Vuçiq e konfirmoi në një konferencë për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

“Ne po e pranojmë këtë lajm me një muaj vonesë, dhe kjo po interpretohet si diçka shumë e dyshimtë. Ajo çfarë është gjithashtu e rëndësishme, dhe është një indikacion, është fakti se në zyrat e kësaj firme në Moskë mungon një far materiali, një disk i ngurtë. Kjo është informatë jo e plotë. Por u forcua kur Vuçiq, duke dal në skenë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, i thotë se ka marrë porosi nga Moska, më saktë nga Kremlimi. Ajo i thotë që mund të presë me këtë, t’i tregoj më vonë. Kjo u kap nga mikrofonët, nuk u tha në konferencë. Por do të thosha që është një porosi e njëjtë, dhe që pasojat e saj do t’i shohim në muajt në vijim”, tha ai.

“Sigurisht ka një ngjashmëri me të cilën funksionojnë këto dy regjime. Ajo çfarë është e mundur në Rusi është larg më e realizueshme se që është në Serbi, por është një ngjashmëri me mënyrën si trajtohen kundërshtarët politikë në të dyja shtetet. Pra, po, sigurisht, mendoj që krejt kjo çështje është që të tregohet një trend më të gjerë, një drejtim në të cilin do të lëvizë politika serbe në muajt në vijim”, u shpreh ai.

Përveç përfaqësuesit serb të kompanisë për eksportimin e armëve në Moskë, edhe ushtarak të tjerë serbë dhe paramilitarë, janë gjetur të vdekur në Serbi.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasadori francez mirëpret hyrjen në fuqi të Ligjit për të Huajt në Kosovë

Ambasadori francez mirëpret hyrjen në fuqi të Ligjit për të Huajt në Kosovë

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të Huajt dhe Automjete

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të Huajt dhe Automjete

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi fizikisht motrën e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Nxënësi hyn me thikë në një shkollë në Xërxë, policia e shoqëron në stacion

Ambasadori francez mirëpret hyrjen në fuqi të Ligjit për të Huajt në Kosovë

Ambasadori francez mirëpret hyrjen në fuqi të Ligjit për të Huajt në Kosovë

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të Huajt dhe Automjete

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të Huajt dhe Automjete

Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

Sorensen mirëpret angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet

Sorensen mirëpret angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet

Pas takimit Sorensen-Kurti, shefi i Zyrës së BE-së: Ligji për të huajt do të zbatohet me masa shtesë

Pas takimit Sorensen-Kurti, shefi i Zyrës së BE-së: Ligji për të huajt do të zbatohet me masa shtesë

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia kap 101 paketa cigare me vlerë rreth 85 mijë euro në Leposaviq, të dyshuarit ikin drejt Serbisë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi fizikisht motrën e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën