Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas kalendarit të publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë deri në përfundim të intervistimit të dëshmitarëve të Prokurorisë janë edhe 10 seanca të parapara.
Ndërkaq, në konferencën e mbajtur më 19 shkurt në Gjykatën Speciale është bërë e ditur se më 4 prill do të përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë, në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“4 prill është data e fundit e parashikuar. Nuk do thërrasim asnjë dëshmitar pas kësaj date. Brenda 15 prillit do të dorëzojmë mocionet e fundit me shkrim, provat jo-gojore. Kjo është data që planifikojmë. Nuk do kemi dëshmitarë tjerë pas datës 4 prill”, tha prokurori Matt Halling./teve1.info/