TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
9 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
9 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vazhdon bllokada institucionale

Edhe pas tentimit të shtatë nuk është arritur pajtim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje nuk e gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve për t’u emëruar kryeparlamantare.

nga Shpat Blakcori
27 Prill, 2025
1 0
A A

Pas çdo seance të dështuar tash e dy javë, presje ka nisur përpjekja për konstituim, deklarata pothuajse të ngjashme japin deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës në hollin e këtij institucioni.

I pari që rëndom iu drejtohet gazetarëve, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vazhduar me kritika në drejtim të partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se po e bllokojnë qëllimisht konstituimin e Kuvendit.

“Qeveria nuk ka legjitimitet. Bllokada këtu më shumë se për Albulena Haxhiun është për Albin Kurtin, sepse Albin Kurti nuk po mund të bëhet kryeministër. Duke mos dashur të bllokohet te emri i tij, e sakrifikon Albulena Haxhiun. Por, kështu po e bllokon edhe shtetin e qytetarët duke na lënë pa institucione legjitime”, tha Krasniqi.

Të njëjtin mendim me Krasniqin e ndan edhe deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.

“Ne nuk kemi votë për Albulena Haxhiun, por as për ndonjë kandidat tjetër. Zgjedhjet e 9 shkurtit e kanë treguar qartë se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk i kanë dhënë askujt shumicën absolute për të formuar si parti e vetme institucionet e Kosovës edhe për shkak të dështimeve në 4-vjecarin e kaluar. LVV-ja insiston t’i marrë të gjitha institucionet, të gjitha pozitat pa e pasur shumicën dhe një gjë e tillë nuk mund të ndodhë”, deklaroi ajo.

E për të dalë nga ky ngërç politik e dha një propozim deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.

“Duhet të ndërhyjë ndoshta edhe presidentja në bazë të afatit dhe përgjegjësive kushtetuese që i ka sepse kjo nuk mund të shkojë në pafundësi kështu. Ndoshta, Gjykata Kushtetuese nuk e ka sqaruar afatet kohore me vendimin që e ka marrë. Por, ndoshta nëse presidentja i adresohet Gjykatës Kushtetuese së paku limitohet koha sa ka të drejtë, ka të drejtë të zgjedh kryeparlamentarin jo deri në pafundësi por të caktohet së paku një periudhë kohore ku ata që dëshirojnë ta zgjedhin kryeparlamentarin dhe formimin e qeverisë ta kenë një afat kohor deri kur mund ta propozojnë”, tha Kadrijaj.

Por ministri ne detyrë, Hekuran Murati, insistoi duke thënë se Vetëvendosje është në të drejtën e saj për ta propozuar emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

“Ne kemi kryer obligimin tonë kushtetues, duke propozuar kandidatin për kryetar dhe duke votuar për. Ata që thonë se po bllokohet nga të gjithë dhe të gjithë duhet të ndajnë përgjegjësinë e kanë gabim. Bllokada s’bëhet me votë për. Ne përtej saj s’mund të votojmë vota të tjera”, potencoi Murati.

Ndërkaq, Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar reflektim nga partitë parlamentare për zhbllokimin e situatës në Kuvendin e Kosovës.

“Deri sot ka pasur afat për t’u thirr seanca. Në këtë drejtim ne jemi sipas ligjit, pasi po shoh një konfuzion dhe në këtë drejtim jemi në rregull. Një gjë është e qartë që duhet të krijohet shumica parlamentare që zgjedh Kuvendin dhe qeverinë. Shpresoj që të reflektohet dhe të ketë kapacitete për të ndërtuar një shumicë për Kuvend dhe qeveri”.

Në mungesë të një marrëveshjeje politike, mundësia e zgjedhjeve të reja po përmendet gjithnjë e më shpesh si zgjidhje e fundit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara Radojçiqi po i edukon të rinjtë me urrejtje

Musliu: Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara Radojçiqi po i edukon të rinjtë me urrejtje

Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova për në Qabe

Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova për në Qabe

Osmani udhëton zyrtarisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Osmani udhëton zyrtarisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Po qëndronte i ulur mbi një veturë të ndalur që më pas lëvizi nga tjetri, lëndohet rëndë në kokë një person

Rusia kryen sulm masiv me dronë dhe raketa në Kiev

Sa shpesh duhet të pastrojmë gurëzit e dhëmbëve?

Sa shpesh duhet të pastrojmë gurëzit e dhëmbëve?

SHBA-ja dhe Irani thonë se kanë shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore

SHBA-ja dhe Irani thonë se kanë shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore

Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova për në Qabe

Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova për në Qabe

Osmani udhëton zyrtarisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Osmani udhëton zyrtarisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Po qëndronte i ulur mbi një veturë të ndalur që më pas lëvizi nga tjetri, lëndohet rëndë në kokë një person

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X