Në disa pamje të publikuar nga vetë numri një i Ministrisë së Brendshme, shihet teksa darkon me policët në pikën kufitare në Bërnjak.
“Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”, ka shkruar Sveçla.
Sveçla thotë se duhet të kthehet sa më shpejt në normalitet, ndonwse ende nuk dihet se si arriti ai të shkojë në këtë pikën kufitare.
Kësaj i është përgjigjur ashpër Lista Serbe, duke i thënë se nuk është i mirëpritur aty, e se nëse vendos të i heqë barikadat me dhunë do ta marë përgjigjjen e popullit serb.
“Theksojmë se populli serb është i përkushtuar për paqen në këto zona dhe deklaratat e Sveçlws se është i gatshëm të heq barrikadat janë në favor të përkeqësimit të mëtejshëm të situates. Ne do të bëjmë gjithçka që ta ruajmë paqen dhe popullin tonë nga ndonjw sulm nga Prishtina, por nëse njësitë e Kurtit tentojnë të përdorin dhunën për të hequr barrikadat, do të marrin përgjigjen e popullit serb që e meritojnë”, thuhet në reagimin e Listën Serbe.
E kjo pamje është e njëjtë që tetë ditë.
Për t’u siguruar për qëndrimin e barrikadës këtu në fshatin Rudare, mbrapa saj po qëndrojnë dhjetëra serbë.
E në një distancë para barrikadës, ekipet e KFOR’it po qëndrojnë të stacionuara 24 orë brenda ditës. Kohë pas kohë, në ndihmë po u vijnë edhe ekipet e EULEX’it.
Ata nuk e lajuan ekipin e tëvë1 që të shkojë përtej barrikadës, drejt qendrës së qytetit të Zvecanit, ku natën e së premtes është vendosur edhe një barrikadë e re.
Kjo u konfirmua edhe Policia e Kosovës, të cilët thonë se në lagjen “Bërxhane”, grupet kriminale kanë vendosur kamionë të tjerë për ta pamundësuar hyrjen në qendër të qytetit të Zveçanit.
E më të shqetësuar për situatën po shprehet Sindikata e Policisë së Kosovës.
Në reagim thuhet se shumë policë kanë mbetur të bllokuar në pjesën e skajshme të dy vijave kufitare me Serbinë, duke u pamundësuar ndërrimi i tyre me policë të tjerë.
U bëjnë thirrje KFOR’it, EULEX’it dhe Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrin masa të shpejta.
“Duhet të kuptojmë se edhe durimi e ka fundin e vet edhe për ata që janë atje edhe për ne. Në këtë rast është tejkaluar gjithçka nga normalja sepse kemi të bëjmë me rrezikun e jetës nga sëmundje të ndryshme të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve që banojnë në atë pjesë, tani më kemi të bëjmë me krizë humanitare, prandaj duhet të intervenohet urgjentisht!”, thonë nga Sindikata e Policisë së Kosovës.
Por, të shtunën gjatë gjithë ditës helikopterë të KFOR’it kanë lëvizur nëpër pjesë të ndryshme të katër komunave veriore.
Kronika e realizuar nga gazetari Arton Rama.