TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vazhdojnë sulmet ruse në Ukrainë, të paktën 18 të vrarë

by teve1
8 muaj ago
0
A A
Vazhdojnë sulmet ruse në Ukrainë, të paktën 18 të vrarë

Të paktën 18 civilë u vranë dhe gati 200 të tjerë u plagosën në Ukrainë si pasojë e sulmeve me dronë, raketa dhe artileri nga forcat ruse, njoftuan zyrtarët ditën e martë.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy kërkoi garanci për ndihmë të mëtejshme nga Perëndimi për të mbështetur përpjekjet e vendit të tij për të përballuar agresionin rus.

Një nga sulmet më të rënda ndodhi në qytetin qendror Dnieper, ku një raketë balistike ruse goditi disa objekte civile, duke shkaktuar nëntë viktima dhe plagosjen e të paktën 164 personave. Në qytetin fqinj Samarit, dy persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën, sipas kreut të administratës rajonale të Dnipros, Serhii Lysak.

Sipas kryetarit të bashkisë së Dnipros, Borys Filatov, sulmet shkaktuan dëme në 19 shkolla, 10 kopshte, një shkollë profesionale, një shkollë muzike dhe një zyrë të mirëqenies sociale, si dhe në tetë objekte shëndetësore.

Sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë gjithë luftës, e cila ka hyrë në vitin e katërt, mbi 12,000 civilë janë vrarë deri tani.

Në të njëjtën kohë, Ukraina ka nisur sulme me dronë me rreze të gjatë veprimi në territorin rus, duke goditur edhe zona të banuara, ka raportuar AP.

Të martën, Zelenskyy pritej të takohej me liderët perëndimorë në një samit të NATO-s në Hagë të Holandës.

Ai është i përqendruar në sigurimin e mbështetjes ushtarake shtesë për Ukrainën, pasi negociatat e fundit të drejtpërdrejta për paqe nuk kanë sjellë përparim.

Analistët paralajmërojnë se ndihmat ushtarake aktuale nga SHBA-ja, të miratuara nga administrata Biden, do të përfundojnë brenda pak muajsh dhe ekziston pasiguri nëse presidenti Trump do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në të njëjtën mënyrë.

Në një postim në Telegram, Zelenskyy theksoi se Rusia varet nga komponentët e importuar për të ndërtuar raketat e saj balistike dhe u bëri thirrje vendeve partnere të bllokojnë përpjekjet e Kremlinit për t’i siguruar ato përmes “skemave të fshehta.”

Ai gjithashtu kërkoi që sanksionet kundër Rusisë të përforcohen ndjeshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Katër anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Itali nga helmimi me monoksid karboni

Katër anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Itali nga helmimi me monoksid karboni

Tërmet në Shqipëri

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Një person gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, policia jep detaje

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Gjuajtja me armë nga veturat mes dy grupeve në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Tre të arrestuar në Drenas për organizim dhe pjesëmarrje në grup kriminal

FFK-ja mban sot Kuvendin Zgjedhor, Agim Ademi pranë mandatit të tretë si kryetar

FFK-ja mban sot Kuvendin Zgjedhor, Agim Ademi pranë mandatit të tretë si kryetar

Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 30 mijë euro

Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 30 mijë euro

Sot hidhet shorti për FIBA Women’s European Championship për shtetet e vogla dhe grupmoshat e reja

Sot hidhet shorti për FIBA Women’s European Championship për shtetet e vogla dhe grupmoshat e reja

Raportohet një rast i mashtrimit në Leposaviq, Policia apelon për kujdes ndaj mashtrimeve

Raportohet një rast i mashtrimit në Leposaviq, Policia apelon për kujdes ndaj mashtrimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën