TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vazhdojnë protestat kundër projektligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Vazhdojnë protestat kundër projektligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji

Protestat kundër të ashtuquajturit projektligji për “agjentët e huaj”, i cili pritet të kalojë në leximin përfundimtar në Parlamentin e Gjeorgjisë, kanë vazhduar në kryeqytetin gjeorgjian.

Qytetarët gjeorgjianë marshuan në kryeqytet mbrëmjen e 7 majit në shenjë kundërshtimi të vendimeve të Qeverisë për të sjellë legjislacione të cilat rrezikojnë dëmtimin e marrëdhënieve të Tbilisit me Perëndimin.

Ata marshuan nga ndërtesa e Parlamentit në drejtim te zyrave qendrore të partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ku u përballën me një kordon policor.

Disa prej tyre bartnin flamuj të BE-së dhe të Gjeorgjisë. Nuk u raportua për dhunë.

Në protestat tashmë javore kundër, siç e quajnë kritikët “ligjit rus”, ka pasur nganjëherë edhe veprime të ashpra policore për shpërndarjen e turmave. Raportohet se ka pasur përdorim të plumbave të gomës, arrestime dhe banda të cilat i kanë sulmuar demonstruesit.

Njëri prej organizatorëve të protestës më të fundit, Zviad Tsetskhladze, tha se kundërshtarët e projektligjit e kanë krijuar një grup, i cili do të përpiqet të sigurojë mbështetje financiare për individët të cilët pushohen nga puna e tyre në sektorin publik, për shkak të kundërshtimit të projektligjit.

Dhjetëra mijëra gjeorgjianë kanë dalë në rrugët e Tbilisit dhe të qyteteve të tjera në protestat të cilat kanë hasur në përgjigje të ashpër policore, si sprej kimik dhe gaz lotsjellës, topa uji, dhe siç dyshohet, edhe plumba gome.

Projektligji i detyron mediat dhe organizatat joqeveritare dhe jofitimprurëse të regjistrohen si “ndjekëse të interesave të një pushteti të huaj”, nëse më shumë se 20 për qind e të ardhurave të tyre vijnë nga jashtë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Putin e quan vrasjen e Khameneit një “shkelje cinike të moralit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare”

Putin e quan vrasjen e Khameneit një “shkelje cinike të moralit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare”

Kallas e BE-së: Vdekja e udhëheqësit suprem të Iranit “moment përcaktues në historinë e Iranit”

Kallas e BE-së: Vdekja e udhëheqësit suprem të Iranit “moment përcaktues në historinë e Iranit”

Egjipti paralajmëron për kaos në Lindjen e Mesme pas sulmeve izraelito-amerikane ndaj Iranit

Egjipti paralajmëron për kaos në Lindjen e Mesme pas sulmeve izraelito-amerikane ndaj Iranit

Dëmtohet ambasada e Serbisë në Teheran

Dëmtohet ambasada e Serbisë në Teheran

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, në fokus edhe çështja e Presidentit

Iran: Krijohet këshilli i përkohshëm për drejtimin e vendit pas vdekjes së liderit suprem

Iran: Krijohet këshilli i përkohshëm për drejtimin e vendit pas vdekjes së liderit suprem

Ja kur do të vijnë në Kosovë milionat e BE-së

Ja kur do të vijnë në Kosovë milionat e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën