TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Vazhdojnë problemet me ujin e Badovcit, qytetarët blejnë ujë për pije

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rritet edhe çmimi i ujit në Kosovë

Tashmë gati tri ditë lagjet e Prishtinës që furnizohen me ujë nga liqeni Badovcit nuk janë duke përdorur ujin e ujësjellësit as për pije e as për gatim, për shkak se IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në analiza të ujit është paraqitur vlera e lartë e manganit dhe deri në pastrimin e ujit, gjë e cila pritet të ndodhë ditëve të ardhshme, nuk rekomandohet për përdorim.

Qytetarët i janë përmbajtur këtij njoftimi dhe disa nga ata po blejnë ujë për pije e disa të tjerë po furnizohen edhe me ndihmën të cilën i ka mundësuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina duke shpërndarë ujë me autobot.

Qytetari nga Prishtina i cili jeton në lagjen “Bregu i Diellit”, Francesk Perkola tha për KosovaPress se po blen ujë vazhdimisht në treg derisa të rregullohet pastrimi i liqenit të Badovcit.

“Lagjja jonë furnizohet prej Badovcit, nuk jemi duke përdor ujin e pijes qe tri-katër ditë, me ujësjellës. Po furnizohemi me blerje në treg, deri në momentin që informohemi nga KRU ne do të furnizohemi me ujë që e blejmë në tregun tonë. Shpresoj se rregullohet, po presim” tha Perkola.

Edhe Selvet Dovelani u shpreh e shqetësuar për gjendjen e krijuar, pasi ajo nuk po mundet as të përgatisë ushqim.

“Gati pesë ditë ashtu diçka që më kanë dërguar mesazh edhe po marrim ujë për pije për diçka, për të pastruar diçka. Nuk ki çka të pastrosh kur nuk përgatit diçka. Megjithëse unë e kam vluar ujin për vete dhe e kam lënë mu ftohë për pirje, por tash po e blej”, u shpreh Dovelani.

Po ashtu, edhe Naser Veliu tha se po blenë ujë për pije deri në pastrimin e ujit nuk do ta përdorin as për zierje.

“Qe tri ditë ujësjellësi na ka njoftuar që nuk duhet të përdoret uji për pije dhe për zierje për arsyeje se kanë dalë vlera të larta të manganit. Na kanë njoftuar dhe nuk jemi duke e përdor, komplet kjo lagje. Po e blejmë ujin me bidonë dhe po furnizohemi këtë mënyrë derisa ujësjellësi ka një raport tjetër për neve”, tha Veliu.

Ndërsa qytetari Muhamet Metaj tha se vazhdimisht blejnë ujë dhe nuk e përdorin ujin e ujësjellësit pasi e konsideron se është vazhdimisht i papastër.

“Nuk e përdorim ujin e qytetit se frikësohemi që është i ndotur dhe duhet pastruar, duhet të ketë pastrim qyteti, por ne nuk kemi mundësi të kryejmë pagesa. Ujin pak më shtrenjtë, po e blejmë ujin e pijshëm. E dëmshme se dikush nuk ka mundësi se më mirë për ta blerë,” tha Metaj.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët furnizohen nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit, pasi që analizat e mostrave të ujit në rezultatet laboratorike kanë treguar se ka vlera të rritura të manganit.

Ndërkohë që KRU Prishtina nuk i ka bërë të ditur zonat të cilat mund të përdorin ujin e pijes, duke thënë se pastrimi i ujit do të ndodhë ditëve të ardhshme, IKSHPK ka njoftuar zonat, të cilat nuk duhet ta përdorin ujin për pirje e as për zierje:

Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanicës që furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Ajvalia komplet, lagjet Veterniku, lagjet 038 dhe të gjitha tjerat që gravitojnë në brezin Graçanicë – Prishtine, lagjet Qendresa, Qendresa Home, Swiss Village, fshati Preoc, Cagllavicë, rruga “Behar Begolli”, “Richard Holbrooke”, Qendra “Albi Mall”, rruga “Shkupi”, “Holger Petersen”, “Malush Kosova”, objektet individuale nga rruga “Malush Kosova”, deri te “kisha në Matiçan”.

Po ashtu janë edhe zonat në drejtim të zonës industriale drejtimi për Lipjan, lagjja Qershia, lagjja NIC, zona afër Xhamisë në Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, fshati ndërkombëtar, Mati rruga “Muharrem Fejza” me të gjitha rrugicat, drejtimi deri te QKUK, rruga “Enver Maloku”, objektet në lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale), dhe objektet e kyçura direkt ne linjat magjistrale Badovc Prishtinë, rruga “Ferat Dragaj”, “Hajrullah Abdullahu”, “Hilmi Rakovica”, “Vllezërit Gervalla”, “Afrim Zhitija”, “Armend Daci”, “Dervish Rozhaja”, “Thimi Mitko”, pjesa e zonës “te Xhambazët”, rruga “Sali Nivica”, “Norbert Jokl”, “Thimi Mitko”, objektet banesore në Bregun e Diellit, zonat Qendër dhe zonat tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor “Xheladin Rekaliu” deri te kryqëzimi i rrugës te Konviktet, zonat afër shkollës “Ismail Qemali”, rrugët “Mehmet Gradica”, “Hyzri Talla”, “Qamil Bala”./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Të rinjtë në Tiranë krah studentëve shqiptarë në Shkup, njoftojnë protestë në kryeqytet

Të rinjtë në Tiranë krah studentëve shqiptarë në Shkup, njoftojnë protestë në kryeqytet

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Zulfaj takoi ambasadorin e Francës në Kosovë

Zulfaj takoi ambasadorin e Francës në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën