TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit në Spanjë, pas përmbytjeve vdekjeprurëse

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit në Spanjë, pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Autoritetet spanjolle lëshuar edhe një paralajmërim për stuhi të enjten për pjesën e rajonit të Valencia, ku një ditë më parë së paku 95 njerëz humbën jetën nga përmbytjet shkatërruese.

Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet të enjten për një numër të papërcaktuar të njerëzve të zhdukur në fushat dhe veturat e përmbytura.

Autoritetet nuk kanë treguar se sa njerëz janë zhdukur, por ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles, tha të mërkurën vonë se numri i të vdekurve do të rritet sipas të gjitha gjasave.

Uji grumbullon vetura në një llagje të Valencias, Spanjë, si pasoj e përmbytjeve vdekjeprurëse, 30 tetor 2024.

Moti i qetë u rikthye të enjten në pjesët më të goditura nga përmbytjet më të mëdha në shekullin e fundit në Spanjë përreth qytetit të Valencias, por Instituti Meteorologjik i vendit, AEMET, e lëshoi alarmin e shkallës më të lartë për provincën Castellon.

Meteorologët thanë për tetë orë pareshtur ra shi i vlefshëm për një vit në pjesën e Valencias të martën, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse.

“Ka stuhi shumë të fuqishme në zonë, posaçërisht në veri të Castellonit. Moti i keq vazhdon! Kini kujdes!” paralajmëroi AEMET, duke i këshilluar njerëzit të mos udhëtojnë për në këtë pjesë të vendit.

Përmbytjet në Valencia shkatërruan infrastrukturën e rajonit, duke prishur ura, rrugë, hekurudha dhe ndërtesa, pasi lumenjtë dolën nga shtrati./Radio Evropa e Lirë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një grup qytetarësh në Tiranë vijon protestën para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut kërkojnë provimin 100% në shqip, Mickoski kundërshton

Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut kërkojnë provimin 100% në shqip, Mickoski kundërshton

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Franca akuzon Iranin se qëndron pas sulmit kibernetik ndaj supermarketeve

Franca akuzon Iranin se qëndron pas sulmit kibernetik ndaj supermarketeve

Kurti në Paris diskuton për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Kurti në Paris diskuton për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Një grup qytetarësh në Tiranë vijon protestën para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Kulla: Shqiptarët dhe hebrenjtë kanë ngjashmëri historike, diaspora ndihmoi në ruajtjen e identitetit kombëtar

Kulla: Shqiptarët dhe hebrenjtë kanë ngjashmëri historike, diaspora ndihmoi në ruajtjen e identitetit kombëtar

Kusari-Lila vizitoi lokacionet e planifikuara për parqe industriale në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan

Kusari-Lila vizitoi lokacionet e planifikuara për parqe industriale në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Sveçla inkurajon gratë dhe vajzat të aplikojnë për gradën Rreshter në Policinë e Kosovës

Gara ilegale në pikë të ditës, përfundon me aksident  – shenjat e përplasjes së dy veturave, shihen ende në autostradë

Gara ilegale në pikë të ditës, përfundon me aksident – shenjat e përplasjes së dy veturave, shihen ende në autostradë

Për 8 vjet u larguan 600 mjekë nga Kosova, u kthyen vetëm 40

Për 8 vjet u larguan 600 mjekë nga Kosova, u kthyen vetëm 40

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën